Sondazhi

Mendimi juaj rreth drejtuesve te L.P.SH?
 


Powered by Data Solution LTD

Konferenca e dyte e LPSH-se Psikiatria dhe Shoqeria pdf Shtyp Email
nga L.P.SH   

Antipsikiatria si kundërvënie e progresit psikiatrik. Prof.dr. Ulvi Vehbiu

2.        Aspektet psikiatrike në Kodin Penal dhe në ligjet tjera të Kosovës. Prof.dr.Skënder Boshnjaku, Prof.dr. Sylen Vranica, Jusuf Ulaj, Shukrije Statovci Dezorganizimi social dhe shëndeti mental. Musli Ferati, Sulejman Ahmeti, Shkëlqim Sela, Edip   Sheji.   Dhuna ndaj grave, një problem i thellë shëndetësor. Anila Hashorva, Elga Cicaku, Fadile Brahja.  

7.        Ekspertiza psikiatrike në kontekstin aktual të shoqërisë sonë. Jusuf Ulaj, Prof.dr. Skënder Boshnjaku, Shqipe Ukshini, Dr. Afrim Blyta, Shukrije Statovci

8.        I sëmuri mendor dhe ligji në Shqipëri. Prof.Asc. Dr. Vuksan Kola, Sokol Preci 9.        I sëmuri mendor dhe të drejtat ligjore të tij. Laureta Selimaj, Ejona Zilja 10.     Narcizmi në Shoqërinë e sotme. Dr. A. Dangëllia11.     Psikiatria dhe feja. Ferid Agani12.     Psikiatria dhe media. Ajet Bunjaku, Mahmud Lila13.   Psikiatria dhe stigmatizimi i sëmundjeve mendore në rrethin e Shkodrës.  Ruzhdi Çelaj 14.     Qëndrimet e specializantëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndaj sëmundjeve mendore. Mimoza Shahini, Gentian Çala, Ramadan Halimi15.     Qëndrimet e studentëve të Mjekësisë ndaj çrregullimeve mendore. Voltisa Gjergji,Prof.Asc. Dr. Vuksan Kola, Dr.Enver Rroshi16.     Sëmundjet mendore dhe media, një vlerësim i qëndrimeve dhe komunikimit. Irena Thoma 17.    Spektri i Çrregullimeve Afektive. Prof.Anastas Suli18.     Stigma dhe të sëmurët mendor. Dr. Irma Bekteshi

19.     Shkalla e ngacmimeve që pësojnë personat me probleme të shëndetit mendor në mjedisin e tyre shoqëror. Pasho Maksut, Anila Dyrmai

20.     Shtypi i përditshëm dhe shëndeti mendor: studim gjashtë mujor i disa gazetave të përditshme në Kosovë dhe Shqipëri. Naim Fanaj, Alketa Berzani

21.     Trajtimi i të burgosurve me probleme të shëndetit mendor në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Fatbardha Myslimaj, Andi Meksi

22.     WPA program për redukim të stigmës dhe diskriminimi i sëmundjeve mentale. Edip Sheji

ANTIPSIKIATRIA SI KUNDERVENIE E PROGRESIT PSIKIATRIK.

   

Prof.dr. Ulvi Vehbiu

Pedagog i jashtëm në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.

  

Antipsikiatria është një lëvizje që sfidon teoritë fundamentale dhe praktikat bazë të psikiatrisë. Sipas saj psikiatria aplikon koncepte medikale dhe mjete të papërshtatshme ndaj mendjes së njeriut  dhe shoqërisë dhe se ajo shpesh i mjekon të sëmurët  vetëm me metoda biologjike dhe kundër vullnetit të tyre. Antipsikatria e akuzon psikiatrinë për komprometim te metodave të saj mjekësore dhe teknike nga lidhjet që ka me kompanitë farmaceutike dhe ato të sigurimeve shëndetësore,për diagnostikim defektuos, statik dhe për shërbim poshtërues dhe shumë të kontrolluar që u bëhet të sëmurëve, për biologjizmin e saj të tejskajshëm.

Antipsikiatria u zhvillua si lëvizje pas viteve 1960. Pjesëmarrja masive e psikologëve dhe punonjësve të shëndetit mendor në trajtimin e të sëmurëve mendore çoi në demedikalizimin e psikiatrisë. Lulëzoi teoria e terapisë radikale, sipas së cilës shumica e asaj që konsiderohet si sëmundje mendore është në fakt një reflektim i marrëdhënieve të individit me shoqërinë,n prandaj edhe zgjidhjen e problemeve shoqërore duhet ta bëjë shoqëria dhe jo psikiatria.

Arritjet e neurofiziologjisë, neuroanatomisë, neurokimisë, biologjisë molekulare, të gjenetikës, të neuroradiologjisë dhe aplikimet e tyre në  psikiatri, së bashku edhe me psikofarmakologjinë klinike sqaruan shumë aspekte të patogjenezës të sëmundjeve mendore dhe hapën një epokë të re në mjekimin e çrregullimeve mendore dhe rehabilitimin e të sëmurëve në shoqëri. Në rrethane të tilla del e qartë natyra regresive dhe reaksionare e ideve antipsikiatrike, të cilat edhe sot e gjithë ditën  nxjerrin krye në vende të ndryshme të botës dhe çorodisin të sëmurët mendorë, duke penguar mjekimin e tyre  adekuat.

                

ASPEKTET PSIKIATRIKE NË KODIN PENAL DHE NË LIGJET E TJERA TË KOSOVËS

   Prof.dr. Skënder Boshnjaku, Prof.dr. Sylen Vranica, Jusuf Ulaj, Shukrije Statovci  

Legjislacioni i Kosovës ende është në frymën  e sistemit të kaluar të vitit  l987. Më pastaj me rregullore të UNMIK-ut të datës 26.06.2003. Ekziston Ligji i Procedurave  Kontestuese, kurse ekspertizat  psikiatrike bëhen në bazë të  Ligjit  mbi  marrëdhëniet e detyruara. Aspektet e procedurave  penale, mbrojtja me pallogaritshmëri, aftësia për dëshmi, vështirësitë e parashikimeve të rreziqeve ne legjislacionin aktual dhe në Kodin Penal  kanë lënë disa dilema të çështjeve etike që nuk kanë marrë formën e plotë juridike dhe të  qartë ligjore. Nga analizat e neneve të Kodit Penal shihet se nuk  ka mbrojtje të plotë  të të drejtave të individëve me sëmundje mendore. Nuk ka bashkërenditje midis sistemit të jurisprudencës dhe sistemit të mbrojtjes së shëndetit mendor. Mangësia e madhe është se nuk ka Kosova Kushtetutë, por edhe nuk është  aprovuar Ligji për Barazinë në kuadrin e të cilit janë të drejtat universale të njeriut, të komuniteteve të ndryshme, pastaj nuk është aprovuar Ligji mbi Mbrojtjen Shëndetësore. Për shkaqe të ndryshme nuk janë qartësuar aspektet e mbrojtjes së shoqërisë nga shkeljet ligjore të individëve me sëmundje mendore, në rastet kur ata shfaqin rrezik për të tjerët dhe vetveten. Po ashtu janë ekuivokët, dilemat, paqartësitë në procedurat  penale  kur individi me sëmundje mendore shkel ligjin dhe bën akte kundërligjore, si dhe ata që dyshohen  se kanë bërë këto akte. Gjatë procedurave këta privohen nga liria dhe vendosen në Institucionet Psikiatrike të Kosovës, e sidomos në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë. Në këto institucione përcaktohet aftësia e tij për dëshmi apo lirohen sepse është i pallogaritshëm, mirëpo gjatë seancave gjyqësore ekzistojnë tendenca për dominim të njërës palë ose të tjetrës në procedurë, ku Gjykata (gjykatësi), Prokurori, Mbrojtja apo Eksperti krijojnë kundërthënie. Do të  shqyrtohen disa mangësi të Procedurave Civile të cilat privojnë individin nga liria dhe atë e vendosin në institucionet psikiatrike. Do të vihen në pah edha disa aspekte të tjera të etikës psikiatrike edhe të legjislacionit të Kosovës.

             

DEZORGANIZIMI SOCIAL DHE SHËNDETI MENTAL

  Musli Ferati, Sulejman Ahmeti, Shkëlqim Sela, Edip Sheji

Reparti Neuropsikiatrik – njësia e psikiatrisë, Spitali i përgjithshëm, Tetovë

Reparti Neuropsikiatrik – njësia e neurologjisë, Spitali i përgjithshëm, Tetovë

Spitali i përgjithshëm, Dibër

Spitali i përgjithshëm, Strugë

 Hyrje dhe synimi:

Duke pas parasysh që dekadave të fundit jemi viktima të tranzicionit famëkeq ishte detyrë profesionale dhe humane para së gjithash që me gjuhën e pamëshirshme të shkencave socio-kulturore të bëjmë një qëmtim të rrethanave morbogjene që në shumë aspekte dëmtojnë shëndetin mental të popullatës sonë edhe ashtu të stërlodhur nga lufta për dinjitet dhe demokraci. Me këtë rast pa pretenduar të gjykojmë me terminologjinë sociologjike dhe antropologjike do të kishim theksuar se qasja socio-dinamike e kujdesit të shëndetit mental shënon kthesën e katërt dhe më të re revolucionare në mirëtrajtimin bashkëkohor të entiteteve të shumta psikiatrike [1,2,3]. Kronologjikisht ky hap me përmasa sistematike shkencore nisë fill pas Luftës së Dytë Botërore, kurse pararojë të këtij drejtimi janë institucionet e shëndetit mental në Angli dhe sidomos SHBA [1,3]. Shfrytëzojmë rastin që në mesin e shumë studiuesve eminent të kastës anglo-amerikane të përmendim psikiatrin Leightone i cili brenda viteve 1959-1965 në një studim prospektiv epidemiologjik spikati 10 karakteristikat e një shoqërie të dezorganizuar të cilat direkt dhe indirekt ndikonin dhe kushtëzonin incidencën dhe prevalencën e çrregullimeve të ndryshme psikike në shoqërinë e atëhershme amerikane [1,2,3,4].

Fjalët kyçe: dezorganizimi social, korelatët social, shëndeti mental.

Metodologjia e shqyrtimit të materies:

Larg asaj që t’i rekemi kësaj materie të gjerë dhe pak të njohur nëpër qarqet tona profesionale dhe kulturore në vazhdim do të përpiqemi që sado pak të ndriçojmë vetëm disa probleme dhe keqkuptime të korelateve socio-kulturore që deri në palcë e detrimentojnë mirëqenien psikofizike dhe atë sociale normalisht, të individëve dhe komunitetit [5,6]. Këtë pretendim largpamës do ta analizojmë përmes katër këndvështrimeve socio-kulturore të cilët jo vetëm që kanë rolin parësor në shfaqjen e sëmundjeve psiqike por me të madhe e përcaktojnë fatin dhe karrierën profesionale dhe sociale të shumë personave të zënë peng nga kthetrat e pamëshirshme të entiteteve psikiatrike [7].

1. Së pari do t’i referohemi konstatimit jo një herë të konfirmuar, se statusi social në të cilin individi jeton dhe vepron është në një korelacion negativ në shfaqjen, përhapjen, dhe ecurinë e çrregullimit të shëndetit mental [8]. Sipas Kohn 978 statusi i ulët social ngushton dhe redukton ndjeshëm gjasat për të kapërcyer në mënyrë të dhimbshme problemet dhe streset e përditshme jetësore.

2. Shkalla e integrimit dhe denduria e çrregullimeve psikike që nga mësimet udhërrëfyese të sociologut francez Durkhaim (1951) qëndron në një disproporcion kushtëzues. Themi se tek individët e izoluar dhe të përjashtuar prej rrjedhave shoqërore mundësia për t’u ndrydhur nga ndonjë entitet psikiatrik është më e madhe [9]. Ky konstatim për fatin tonë të mirë i hedh tej qafe shumë sëmundje psikiatrike, aq më tepër kur në mentalitetin tonë kolektiv jemi akoma shumë të integruar në familje kurse natyrisht e teprojmë kur në vend të halleve tona personale dhe familjare, ditë e natë i qajmë problemet e të tjerëve.

3. Funksionet dhe rolet sociale që një individ ka gjithashtu, përcaktojnë, sipas Lowental dendurinë e çrregullimeve psikike dhe atë në një varshmëri kundërthënëse, që në jetën e përditshme reflektohet negativisht tek personat e papunë dhe ato të posapensionuar, psh. Këtu duhet demantuar konstatimin se emancipimi i femrës rëndon shëndetin e saj mental, pasi që në vitin 1986 hulumtuesi Brown ka vërtetuar se punësimi i femrës është një formë efikase për mbrojtjen e mirëqenies së saj psikike.

4. Streset e shumta vetëkuptohet janë në një ndërlidhje pozitive kushtëzuese, po në studimet më të fundit në këtë fushë me dimensione ende të pakapshme janë vërejtur shumë konstatime kundërthënëse [10]. Përmbledhtazi do të konkludonim se streset përveç tjerash u atribuohen shumë parametrave socio-kulturore siç janë vendi i punës dhe mbingarkesat profesionale që dalin prej të njëjtit, numri i anëtarëve të familjes dhe komunikimi i ndërsjellë, vendbanimi (urban apo rural), raportet bashkëshortore e kështu me radhë [10].

Diskutimi dhe përfundimi:

Përciptazi dhamë një pasqyrë të shkurtë mbi korelacionet socio-kulturore që sipas studiuesve eminent botërorë luajnë një rol kyç në kujdesin dhe përmirësimi e shëndetit mental të çdo individi veç e veç dhe të mbarë komunitetit si bartës i shumë kërkesave dhe nevojave ekzistenciale për gjithë secilin [1,3,6]. Kemi bërë përpjekje që të njëjtat arritje t’i implementojmë në realitetin tonë, ashtu siç është dhe të cilin me shumë veprime dhe qëndrime e botëkuptime tona kolektive e kemi sjellë buzë një kataklizme shfarosëse. Përkundër kësaj, kemi edhe shumë virtyte prohumane të trashëguar nga të parët tonë, të cilët jo që duhet ruajtur por edhe më tej edhe t’i kultivojmë në përputhje me rrjedhat aktuale civilizuese në të cilat neglizhenca dhe apatia e përgjithshme intelektuale dhe profesionale sa më parë të spastrohet nga kokat tona të pashkundulisura.

                   DHUNA NDAJ GRAVE, NJË PROBLEM I THELLË SHËNDETËSOR   Anila Hashorva, Elga Cicaku, Fadile BrahjaShërbimi i Psikiatrisë, QSU “Nënë Tereza”, Tiranë                     

Dhuna ndaj grave, ndonëse është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në botë, vazhdon të jetë më pak e vlerësuara. Dhuna është gjithashtu një problem i thellë shëndetësor që ka pasojë vdekjen dhe plagosjen, cenon mirëqenien  e grave dhe shkatërron  dinjitetin dhe vlerësimin e tyre. Studimet e kryera për dhunën në familje kanë vërtetuar se dhuna ndaj grave është problem kompleks dhe shumë dimensional.

Dhuna fizike e vazhdueshme, e shoqëruar me abuzime emocionale, seksuale dhe ekonomike shkakton efekte të shumëfishta tek gratë. Për disa gra abuzimet bëhen aq të padurueshme sa fillojnë të mendojnë edhe vetëvrasjen. Abuzimi është shkak i shumë gjymtimeve fizike, dështimeve dhe lindjeve të parakohshme, ndaj nuk është aspak çudi që gratë e abuzuara fizikisht, psikologjikisht apo seksualisht, kanë shqetësime emocionale të vazhdueshme. Dhuna është një faktor risk që gratë të “vrapojnë” shumë më shpejt drejt sëmundjeve psikiatrike krahasuar me burrat. Shumë studime të bëra në Europë dhe më gjerë tregojnë se numri i grave me çrregullime psikiatrike është rreth dyfish krahasuar me burrat. Depresioni është një patologji me diferenca shumë të mëdha në raportin gjinor. dhe kjo është një emergjencë. Të gjitha studimet tregojnë qartë se gratë konsumojnë dyfishin e medikamente psikotrope krahasuar me burrat.

Dhuna ndaj grave i bën ato shumë vulnerabël ndaj sëmundjeve psikiatrike.

Çdo psikiatër duhet ta konsiderojë këtë fakt sa herë ndeshet me një grua me çrregullime psikiatrike .

 

Qëllimi i këtij punimi është të sjellë ndoshta për herë të parë në një takim psikiatërish apo më gjerë profesionistë të shëndetit mendor në nivel ndërkombëtar, kontekstin shqiptar të këtij problemi. Do të sillen të dhëna për dhunën ndaj grave në familje në Shqipëri nga studime eksploruese të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, UNICEF dhe ZMDNJ. Gjithashtu do të paraqitet rrjeti i shërbimeve në ndihmë të grave viktima të dhunës në familje.

Kjo temë do të sjellë në vëmendjen e psikiatërve përpjekjen që shoqëria shqiptare bën për ta luftuar këtë fenomen që edhe ata të pozicionojnë rolin e tyre.

          

DHUNA NË FAMILJE – KRIZË E VULLNETSHME JOZHVILLIMORE

  

Shqipe Ukshini

Psikologe Klinike, Klinika e Psikiatrisë, Qendra Klinike Universitare, Prishtinë

   

Familja në procesin e rritjes dhe zhvillimit të saj, përballet me kriza zhvillimore dhe jozhvillimore, por në familje disfunkcionale ekziston tendencë në rritje për lajmërim edhe të krizave të vullnetshme jozhvillimore siq është edhe dhuna në familje.

 

Dhuna në familje shikuar nga perspektiva e qasjes sistemike familjare vlerësohet të jetë simptomatike për çrregullime më fundamentale në tërësinë e sistemit të relacioneve familjare me ç’rast këto çrregullime i paraprijnë rrënimit, shpërbërjes përkatësisht krizës.

 

Keqpërdorimi i bashkëshortes, bashkëshortit, fëmijës ose ndonjë anëtari tjetër të familjes, konsiderohet si krizë e vullnetshme, ngase anëtarët e familjes qëllimisht i iniciojnë sjelljet e tyre.

 

Pavarësisht nga fakti nëse ushtruesi i dhunës është: psikotik, me çrregullim personaliteti, individ me çrregullim të stresit post-traumatik ose individ i ndikuar nga stresi ekonomik, social, kulturor, me mungesë të shkathtësive të komunikimit efektiv, apo jo, viktima të keqpërdorimit janë anëtarët e familjes e jo ndonjë individ tjetër jashtë saj. Prandaj etiologjia e dhunës meriton përqendrim të vëmendjes në relacionet e caktuara familjare që zhvillohen në mes të aktorëve të dhunës sepse, dhuna ka mbështetjen në sistemin e gjerë familjar si dhe në kulturën dhe mjedisin me të cilat familja është në interaksion.

 

Materiali përbën punën me disa nga familjet ku është prezent dhuna.

                 

ÇRREGULLIMET MENDORE, DHUNA NË FAMILJE DHE IMPLIKIMET LIGJORE

  Nazmie Musliu, Dr.Zylfije Hundozi, Jusuf Ulaj, Bujar Berisha, Vjollca Ramiqi  

                                                    

Dhuna në familje është një problematik tejet delikate e shoqërisë bashkëkohore .

Në botë sot ka studime të shumta kundërthënëse në lidhje me raportin mes sëmundjes mendore dhe violencës në familje , të cilat bien në kundërshtim me njëra tjetrën sa i përket konkludimit se sëmundja mendore  është apo nuk është  faktor risku dhe shkaktar kryesor i kësaj dukurie mjaftë të shprehur shoqërore .

Disa nga studimet kanë gjetur se skizofrenia paraqet një përqindje të lartë sinjifikante të violencës në familje dhe shoqëri dhe që stigmatizon këtë grupacion të njerëzve si të rrezikshëm kurse të tjerat kundërshtojnë fuqishëm duke pohuar të kundërtën se përqindja e personave me sëmundje mendore në kryerjen e këtyre veprave është e ultë në krahasim me popullatën në përgjithësi.

Në materialin e Klinikës së Psikiatrisë janë analizuar rastet e sjella me urdhëresë të Gjykatës gjegjëse në repartin e Psikiatrisë Forenzike kryesisht meshkuj. Rastet e analizuar janë nga Qershori i vitit 2004 deri në Qershor të vitit 2007.

Gjithsej nga organet gjyqësore janë sjellë me urdhëresë të veçantë si të dyshimtë për çrregullime mentale 33 persona të gjinisë mashkullore dhe  të cilët kanë ushtruar dhunë në familje e ku është përfshirë kërcënimi, abuzimi fizik, seksual dhe psikik deri te vrasja.

Nga ky material i analizuar rezulton se 3 prej tyre nuk kanë shfaqur çrregullime mentale apo 9,1%, çrregullime të personalitetit kanë qenë 6 apo 18,2 %, psikotikë janë diagnostikuar 17 prej tyre apo 51,5% abuzues të substancave kanë qene 4 apo 12% dhe të tjerë 3 apo 9,1%.

Pra nga të ekzaminuarit në Klinikën e Psikiatrisë me Urdhëresë të Gjykatës në këtë periudhë kohore tri vjeçare rezulton se numri më i madh i kryesve të dhunës në familje kanë qenë individët me çrregullim psikotik apo 51,5%   .   

Aktualisht nga organet e sigurisë nuk kemi të dhëna për numrin e rasteve të lajmëruara për dhunë familjare nga popullsia e përgjithshme, sa është ky numër dhe cila është përqindja e kryesve të tillë të dhunës në familje dhe që nga shoqëria  konsiderohen se janë mirë mentalisht dhe që kanë një funksionim të mirë. (Këto të dhëna do të sigurohen nga organet gjegjëse).

Gjithashtu ekziston një numër i madh i atyre që nuk e lajmërojnë fare rastin në organet e sigurisë për shumë shkaqe.

Nga kjo shtrohen dilemat:

A është i sëmuri mendor potencialisht i rrezikshëm për familjen  dhe  shoqërinë tonë?

A janë edhe individët tjerë nga popullata e përgjithshme (për të cilët nuk kemi ende të dhëna relevante) po aq të rrezikshëm për familjen dhe shoqërinë ? 

A po stigmatizohet i sëmuri mendor ?

Cilat janë implikimet ligjore të këtyre rasteve sot në Kosovë dhe çfarë ndodh me ta?

   

EKSPERTIZA PSIKIATRIKE NË KONTEKSTIN AKTUAL TË SHOQËRISË SONË

 

 I SËMURI MENDOR DHE LIGJI  

Prof.Asc.dr. Vuksan Kola, Sokol Preçi

Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi i Psikiatrisë, QSU “Nënë Tereza”, Tiranë Ekspert psikiatriko-ligjor, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Tiranë  Në sëmundjet e ndryshme mendore veprimtaria psikike e pacientëve çrregullohet dhe marrëdhëniet e tyre me mjedisin rrethues mund të dëmtohen shumë. Për këtë arsye ata mund të kryejnë veprime dëmtuese, si mbi natyrën ashtu edhe mbi shoqërinë. Pra të sëmurët mendorë kryejnë veprime të kundërligjshme, të cilat duhen gjykuar dhe ndëshkuar sipas ligjeve në fuqi, mbasi çdo shoqëri funksionon mbi bazën e ligjeve dhe çdo anëtar i saj është i detyruar t’i zbatojë ato. Është e natyrshme se pacientët me çrregullime psikike nuk mund të dënohen si të gjithë të tjerët, sepse shpesh në thelb të veprimeve të tyre antiligjore qëndron paaftësia mendore, e shkaktuar nga fenomenet psikopatologjike të sëmundjeve psikike, a cila bën të pamundur vlerësimin e drejtë të rrethanave të ndryshme jetësore dhe sjelljen e tyre në përputhje me ligjin.           Ky referat synon të studioj legjislacionin mbi përgjegjshmërinë dhe papërgjegjshmërinë ndaj ligjit e të sëmurëve mendorë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë që të sillet në vëmendjen e të gjithëve qëndrimi ligjor, që shteti e shoqëria janë të detyruar të mbajnë ndaj veprimeve antiligjore të të sëmurëve mendorë, si dhe për të ngritur zërin tonë ndaj keqtrajtimit të tyre në rrethana të tilla. Nga ana tjetër, duke u përpjekur për të marrë informacion nga Ministria e Rendit, referati synon të saktësojë përmasat e veprimeve antiligjore të këtij kontingjenti të sëmurësh, mbasi shpesh pa të drejtë mediat e ndryshme janë të prira të etiketojnë çdo krim ligjor si “akt i të sëmurëve mendorë”.                   I SËMURI MENDOR DHE TË DREJTAT LIGJORE TË TIJ  Laureta Selimaj, Ejona ZiljaSpitali Neuropsikiatrik, Vlorë   

Fokusimi tek të drejtat ligjore te të sëmurit mendor është një domosdoshmëri e përhershme e studiuesve mjekëve specialiste dhe njerëzve të tjerë që kanë lidhje me ta. Kjo për tu dhënë atyre mundësinë dhe të drejtat të ndihën të barabartë me njerëzit e tjerë në shoqëri në mënyrë që të mos e ndiejnë vetën të përjashtuar nga bota që i rrethon, por të ndihen pjesë e kësaj bote me të drejta dhe liri të barabarta. Vendi ynë është një vend në zhvillim dhe si e tillë përparësitë e shëndetit mendor janë të pakta, por të drejtat e të sëmurëve mendor në shtetin shqiptar mbrohen me ligj. Ashtu si në shumë vende në zhvillim dhe në vendin tonë programet e shëndetit mendor kanë përparësi të ulët. Ky kujdes është i kufizuar në një numër të vogël institucionesh, të cilat janë të mbipopulluara, kanë mungesë personeli dhe janë joefektiv. Shërbimet e ofruara në këto institucione, një prej të cilave është dhe Spitali Psikiatrik i Vlorës, mund të themi se reflektojnë mungesën e njohjes së të drejtave te të sëmurëve mendor, nevojave dhe gamës së trajtimeve dhe kujdesit. Ka të sëmurë mendor që i kanë të gjitha mundësitë për të jetuar në një shoqëri të lirë dhe në një ambient familjar, por në realitetin tonë ka shumë raste të mohimit të të drejtave të tyre. Në këtë prizëm për të sëmurët mendor duhet të ecët me shpejtësi në drejtim të alternativave komunitare pa mbyllur spitalet psikiatrike. Të dy këto procese duhet të ndodhin në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të mirë koordinuar dhe në rritje pasi vetëm nëpërmjet kësaj alternative do të shkohet drejt përmirësimit te të sëmurëve mendor dhe zbatimit të lirive, te të drejtave të tyre themelore ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë. Kujdesi komunitar ndaj të sëmurëve ka një efekt shumë më të mirë se sa trajtimi institucional. Zhvendosja e të sëmurëve mendor nga spitali psikiatrik në kujdesin komunitar është ekonomikisht e leverdishme dhe respekton të drejtat e njeriut. Problem tjetër është që shfaqët është mohimi i lirisë së shprehjes, lirisë së fjalës dhe më e rënda liria e të jetuarit jashtë një godine psikiatrike në të cilën e sëmuri është i detyruar të zbatojë rregullat e përcaktuara prej të tjerëve pa u marrë parasysh dëshira e tij për të jetuar në një ambient familjar dhe për tu bërë pjesë aktive e shoqërisë.

Cituam më lartë që në Shqipëri ekziston ligji i shëndetit mendor,por:

  • A zbatohet ai?

  • Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për ti mbrojtur këto të drejta të tyre?

  • A është e drejtë që deri më tash familjarët të mos mbajnë asnjë lloj përgjegjësie për ta?

A është humane shoqëria shqiptare në raport me të sëmurët mendor?

Të gjitha këto do të trajtohen më mënyrë më të hollësishme në një studim të bërë me të sëmurët mendor të Spitalit Neuro-Psikiatrik Vlorë

    

NARCISIZMI NË KOHËN TONË

                                     

Dr. Afrim Dangëllia

Departamenti i Psikiatrisë, QSU, Tiranë                                           

Mjekët  udhëhiqen  në  profesionin e tyre  duke u bazuar në shërbimin ndaj të sëmurëve - thelbi i të cilit është – Altruizmi. Por sot fjalët si:  altruizëm, mëkat, faj, virtyt - pothuaj se po zhduken nga vokabulari i jetës së përditshme. Altruizmi - po humbet sot teren, si një  element i  rregullimit të sjelljes tonë  në shoqëri.

 

Ç’po ndodh sot?  Narcisizmi po ngre krye. Filozofi Kristofer Lash shprehet se “Narcisizmi është kthyer në një kulturë e kohëve moderne”. Altruistët e shekullit 19 predikonin se, progresi është objekt i natyrës dhe altruizmi është i objekt i progresit. Bëhej fjalë në atë kohë për “Darvinizmin social”. Evolucioni shoqërisë është një formë krejt individualiste. Nuk duhet parë kooperimi ndërmjet njerëzve si një formë e shfrytëzimit apo oportunizmit të tjetrit. Por njeriu ka ndryshuar, nuk është më ai i 1890 në këtë kuadër.

Interpretimi i ëndrrave që na dhurojë Frojd bën pjesë në atë që quhet “depth psychology.” Kjo është pjesë e kulturës tonë sot. Por shpejtësia sot e ndryshimeve  sociale ka bërë që altruizmi të duket si pak i besueshëm.