Home Historiku

Sondazhi

Mendimi juaj rreth drejtuesve te L.P.SH?
 


Historiku i LPSH-së pdf Shtyp Email
nga L.P.SH   

Ideja e formimit të një shoqate të përbashkët të psikatërve shqipëtarë me banim në Shqipëri dhe në Kosovë u hodh për herë të parë në vitin 2003, kur u formua Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës (AKP). Me 15 Maj 2004 zhvilloi punimet në Prishtinë Konferenca e Parë e AKP-së dhe njëri nga konkuzionet e saj ishte: “Me qëllimin e organizimit të ndihmës reciproke për proceset e reformës në rrafshin e shëndetit mendor është e domosdoshme

AKP-ja të formojë grupin e punës për themelimin e shoqatës së psikiatërve të Kosovës dhe të Shqipërisë (pika 11 e konkluzioneve)”. Pas kësaj konference grupi i punës i kryesuar nga Prof.Dr. Jusuf Telaku, i cili ka qënë personi më i  angazhuar në arritjen e marrveshjes për thirrjen e kuvendit të psikiatërve shqiptarë, filloi negociatat e para për themelimin e Shoqatës së Psikiatërve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Fillimisht grupi bëri disa vizita në Shqipëri, shumicën e të cilave i ka udhëhequr vetë Prof.Dr. Jusuf Telaku dhe pjesëtarë të këtij grupi kanë qenë Dr. Mahmud Lila dhe Dr. Gentian Çala.. Takimet në Shqipëri u bënë me Prof.Asc.Dr. Anastas Sulin, Prof.Asc.Dr. Vuksan Kolën dhe Dr. Afrim Dangëllinë, etj. Gjatë kësaj periudhe lindi ideja e përfshirjes në këtë shoqatë edhe të kolegëve shqiptarë të Maqedonisë,  për ti dhënë asaj karakter mbarëkombëtar, prandaj grupi i punës kontaktoi me dr. Edip Shejin, i cili dha pëlqimin dhe e përkrahu idenë për t’u kyçur në një shoqatë të përbashkët. Në përfundim të negociatave u vendos të thirrej një kuvend i përbashkët për themelimin e shoqatës së psikiatërve të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë në qytetin e Strugës. Për realizimin e këtij tubimi dhanë një kontribut shumë të madh kolegët tanë që punonin në firmën e Alkaloidit, i cili ishte sponsori i tubimit. Neni 2.Themeluesit e OJF-së “LPSH” me seli në Tiranë  janë:1) Prof.Asc.Dr. Vuksan Kola,   2) Dr. Afrim Dangëllia, 3) Dr. Irma Bekteshi, 4) Dr. Fatime Elezi dhe 5) Anila Hashorva Me 19 Nëntor 2005 u mblodh në Strugë të Maqedonisë Kuvendi i Parë i Psikiatërve të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë. Pas një seminari të përbashkët shkencor, u kalua në problemin e themelimit të shoqatës, i cili u zgjidh shumë shpejt në parim. Të gjithë miratuan themelimin e saj dhe pas disa diskutimesh për emertimin e shoqatës, midis shumë varianteve të diskurtuara, u zgjodh si më i përshtatshmi emri “Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare ose shkurt “LPSH”. Pastaj nën drejtimin e Dr. Gentian Çalës, i ngarkuar me paraqitjen para kuvendit të projekt-statutit, u miratua, me ndryshimet e propozuara, Statuti i LPSH-së. Mbas kësaj u kalua në zgjedhjen e antarëve të bordit drejtues (BD) të lidhjes dhe të antarëve të Komisionit të revizionimit. Në BD u zgjodhën 5 anëtarë nga Shqipëria, 5 nga Kosova dhe 1 nga Maqedonia: Jusuf Telaku, Ferid Agani, Jusuf Ulaj, Shukrije Statovci e Mahmud Lila (nga Kosova), Vuksan Kola, Irma Dilaveri, Afrim Dangëllia, Gjon Preci e Anila Hashorva (nga Shqipëria) dhe Edip Sheji nga Maqedonia, kurse në Këshillin mbikqyrës u zgjodhën tre anëtarë, një për secilin vend: Skënder Boshnjaku (Kosovë), Pasho Maksuti (Shqipëri) dhe Musli Ferati (Maqedoni).Pas një mbledhje të shkurtër BD zgjodhi kryetar të LPSH-së Prof Asc. Dr Vuksan Kola (Shqipëri), nënkryetsarë Dr. Ferid Agani (Kosovë) dhe Dr. Edip Sheji (Maqedoni). BD vendosi të bëjë një ndryshim në statut, sipas të cilit BD duhet t’i propozojë kuvendit sekretarin e LPSH-së (pa të drejtë vote në BD). U miratuan ndryshimi në statut dhe si sekretar, për kontributin e tij të çmuar, njëzëri u pranua Dr. Gentian Çala. Vonë në darkë u mblodh BD i sapozgjedhur, i cili diskutoi mbi miratimin ligjor të LPSH-së dhe organizimin e shtrirjen e LPSH-së në të gjithë hapsirën shqiptare dhe u hartua një formular-antarësimi. Të gjithë pjesmarrësit plotësuan formularin, i cili shënontë aktivitetin e parë zyrtar organizativ me masën e antarësisë së LPSH-së dhe më pas u mbyllën punimet.Në zbatim të detyrave të caktuara në mledhjen e BD, në fund të dhjetorit 2005, u paraqit dokumentacioni për miratimin ligjor të lidhjes në gjykatën e Tiranës (sepse selia u vendos të ishte në Tiranë) dhe me 19 Janar 2006 u shpall vendimi i miratimit të LPSH-së. U bë vula dhe u hap numri llogarisë së lidhjes në Bankën Raifaissen. Në Tiranë. Kështu përfundoi organizimi zyrtar i LPSH-së. Numri i antarëve ishte 145. Mbledhjet e BD u bënë në 15 prill 2006 (Tiranë), në 30 shtator 2006 (e jashtëzakonshme) (Tiranë) dhe e fundit në 9 dhjetor 2006 (Prishtinë). Kurse mbledhja e radhës do të mbahet në Strugë me 12 maj 2007. Kulmi i aktiviteteve të LPSH-së deri tani arriti me zhvillimin në mënyrë shumë të organizuar në Tirana Internacional Hotel të Konferencës së Parë Kombëtare në Tiranë, me 29-30 shtator 2006, mbi temën “Vetvrasjet”, ku referuan 21 tema. Merrnin pjesë rreth 120 vetë. Ishte konferenca e parë në historinë e psikiatrisë shqiptare me një shtrirje të tillë të gjërë në hapsirën e tre shteteve ballkanike. - Ndarja e detyrave të anëtarëvë të BD në mbledhjen me 12 Maj 2007…??                                                                         Prof.Asc.Dr. Vuksan KOLA                                                                                                  Dr. Gentian CALA    Tiranë, 28 Mars 2007