Home Informacione ABSTRAKTET E KONFERENCËS SË TRETË KOMBËTARE TË LPSH-SË, 23-24 PRILL 2010, TIRANË, SHQIPËRI

Sondazhi

Mendimi juaj rreth drejtuesve te L.P.SH?
 


ABSTRAKTET E KONFERENCËS SË TRETË KOMBËTARE TË LPSH-SË, 23-24 PRILL 2010, TIRANË, SHQIPËRI pdf Shtyp Email

ANKTHI I HOSPITALIZIMIT

Anila Hashorva, Pasho Maksuti, Indrit Sinanaj, V. Alikaj. Departamenti Psikiatrisё, QSUT “Nёnё Tereza”, Tiranё

Abstrakt: Studime nё vende dhe klinika tё ndryshme kanё treguar se shumica e pacientёve shoqёrojnё sёmundjen e tyre me njё ngarkesё tё fortё emocionale, kur paraqiten pёr konsulta spitalore. Mundёsia e hospitalizimit ёshtё njё arёsye e fortё pёr tё justifikuar nivelin e lartё tё ankthit testuar me pyetsorё. Ky ankth kontribuon nё distresin e sёmundjes, nё agravimin ose fshehjen e simptomave.

Qёllimi: Ky studim ka pёr qёllim tё pёrcaktojё nivelin e ankthit tek pacientёt qё kryejnё praktika mjeksore nё Q.S.U. “Nёnё Tereza”, Tiranё. Objektivi i studimit ёshtё tё analizojё shkallёn e ndikimit tё hospitalizimit nё shfaqjen e crregullimit tё ankthit, si dhe lidhjen (shoqёrimin) mes simptomave tё ankthit me faktorё tё tjerё si parametra potencialё (gjinia, mosha, statusi martesor, lloji i patologjisё, etj).

Metodologjia: Janё intervistuar 100 pacientё qё kryejnё praktikat mjeksore (analiza ose konsulta) nё QSUT dhe 100 individё tё shёndoshё si grup kontrolli. Instrumenti klinik qё u pёrdor pёr tё matur nivelin e ankthit ishte –Shkalla e ankthit tё hospitalizimit dhe e depresionit (HADS). Periudha e intervistimit Maj-Tetor 2009. Pёr analizёn e tё dhёnave u shfrytёzua program SPSS 10.0. U konsideruan sinjifikante vlerat e p≤ 0.05. U pёrdor koeficoenti i korelacionit Kendal, dhe testi Hi-katror.

Rezultatet: Prej pacientёve tё intervistuar 29% kishin nivel tё lartё ankthi (pёrbёnin raste), 31% ishin raste nё kufij. Prej grupit tё kontrollit vetёm 6% kishin nivel tё lartё ankthi, kurse 9% ishin raste nё kufij. Niveli i ankthit ka lidhje stastistikore me llojin e sёmundjes. Pacientёt qё kryejnё praktika mjeksore nё spitalin onkologjik dhe pavionet e kardiologjisё kanё njё nivel ankthi disa herё mё tё lartё sesa pacientёt nё pavionet apo spitalet e tjera. Gjithashtu niveli i ankthit ka lidhje statistikore me moshёn e pacientёve, por jo me gjininё, statusin martesor apo nivelin arsimor.

Konkluzione: Ankthi i hospitalizimit takohet nё njё pёrqindje tё konsiderueshme tek pacientёt qё kryejnё praktika mjeksore nё Q.S.U. Tiranё.

Diferencat e konsiderueshme tё nivelit tё ankthit mes dy grupeve, tregojnё se mundёsia e hospitalizimit ёshtё njё arёsye e fortё pёr tё justifikuar nivelin e lartё tё ankthit, testuar me pyetsorin HADS.

 

2. PROBLEMET E ANKTHIT NË FËMIJËT E MOSHËS 2-6 VJEÇ NË REGJIONIN E PRISHTINËS

Mimoza Shahini, Pranvera Jetishi, Adelina Ahmeti-Pronaj, Valbona Zhjeqi.

Objektiva: Ky hulumtim është zhvilluar në kuadër të hulumtimit “ Problemet emocionale dhe të sjelljes në fëmijët e moshës 2-5 vjeç në regjionin e Prishtinës” me qëllim të investigimit të prevalencës dhe karakteristikave demografike të fëmijëve me probleme të ankthit të raportuar nga prindërit.

Metoda: Studimi është bazuar në të dhënat e mbledhura ne çerdhet e regjionit të Prishtinës, në mënyrë të randomizuar dhe dy herë i stratifikuar. Jane analizuar 507 pyetsorë mbi listën e sjelljeve të fëmijëve 2 deri në 5 vjeç CBCL(Child Behavior Checklist) me SPSS.

Rezultatet: Ky studim ka gjetur një shkallë prej 12 % të fëmijëve me nivel të ankthit në shkallë klinike dhe 17% e tyre kanë raportim në kufij ne femijet e cerdheve. Nuk është gjetur ndonjë korrelacion mes simptomatologjisë së ankthit dhe gjinisë apo moshës së fëmijëve. Nuk është gjetur ndonjë dallim signifikant në mënyrën e raportimit të problemeve tek fëmijët të lidhur me gjininë e prindit.

Konkluzion: Edhe pse një numër i konsiderushëm i fëmijëve janë raportuar të kenë probleme me ankthin, asnjë prej tyre nuk ka qenë i referuar në institucionet e shëndetit mendor për fëmijë apo shërbime të tjera lidhur me fëmijët. Rritja e vetëdijes së prindërve për shërbimet e shëndetit mendor për këtë moshë përbëjnë një komponentë të rëndësishme që duhet ta përmbajë plani kombëtar për shëndet mendor në Kosovë. Ankthi te fëmijët mund të qojë deri te problemet sociale , papjekuri, refuzimin ose neglizhimin e moshatarëve, dështimet akademike dhe zhvillimin e autonomisë personale. Për dallim prej çrregullimit të sjelljes, çrregullimet e ankthit shkaktojnë më shumë çrregullim te fëmijët se sa tek prindërit. Në mënyrë të veçantë ky studim jep rekomandime për ngritjen e programeve të posaçme parandaluese për këtë moshë të fëmijëve.

Fjalët kyçe: CBCL/2-3, ankth, parandalim.

 

 

 

 

 

 

3. PSİKOANALİZA E REAKSİONİT TË PANİKUT

Dr.sc. A. Dangëllia, QSU “ Nënë Tereza, Dep. Psikiatrisë. Tiranë

Abstrakt

- Në fillimet e shek. XX, Freudi e përcaktonte ankthin neurotik në tre forma: 1)Në frikën ose ankthin e përgjithshëm që takojmë tek neurozat i cili shfaqet si pasojë e ndikimit të shkaqeve biologjike të organizmit dhe faktorëve të ambjentit. 2)Ankthi që është i lidhur me objekte të ndryshme dhe që cilësohet si fobi. 3)Ankthi që manifestohet në neurozën e ankthit, fillimi i të cilit nuk ka të bëjë me faktorë biologjik apo shkaqe të ambjentit.

- Ankthi në atakun e panikut i përket pikërisht formës së tretë, pasi pacienti nuk është në gjëndje të dallojë fillimin e tij me ndonjë shkak ose faktorë, qoftë të vetëorganizmit apo të ambientit.

- Çrregullimet neuro-fiziologjike që shoqërojnë atakun e panikut i japin pacientit ndjenjën e frikës nga vdekja.

- Kur analizojmë neurozën anksioze, Frojdi e shpjegon shfaqjen e ankthit me një mos çlirim normal të libidos. Ja pra përse ankthi demostrohet me intesitet të lartë në këtë neurozë, ndërsa tek fobitë ankthi është i kufizuar vetëm tek një “objekt,” qoftë ky frymorë apo jo frymorë.

- Në neurozën anksioze, ankthi është më i shprehur sesa tek neuroza fobike, për shkak se mekanizmat mbrojtëse që nga fëminia, nuk janë të zhvilluara në nivelin e duhur.

- Me kalimin e viteve, Frojdi përshkroji katër lloj ankthi në lidhje me zhvillimin psikoseksual tek fëmija, ku fillimin e ankthit ai e shihte pikërisht në atë moment kur fëmija “ ndahej nga nëna.”

-Frojdi synonte që të shpjegonte të gjitha format e ankthit, me gjithë se kishte rezervat e tij në këtë çështje. Ai ishte i një mendimi me Rank, një tjetër psikoanalist i shquar, se “trauma e lindjes” së fëmijës është burimi i parë i ankthit.

-Ankthi që shoqëron atakun e panikut ka ngjashmëri gjithashtu dhe me ankthin në neurozën traumatike. Tek të dy këto çrregullime neurotike ai fillon papritur dhe në kuadrin klinik ato paraqesin kërcënimin e humbjes së “self” dhe “existence”.

Literatura:1.Vahkunonen K. Many faces of panic disorder. A psychonalitic vieëpoint on panic reaction. 1989; 2.Grundriss der Psychoanalyse.

 

 

 

4. PROBLEMET E ANKTHIT NË FËMIJËT QË JETOJNË ME PRINDËR TË NDARË NË QYTETIN E GJAKOVËS

Mimoza Shahini, Yllza Xerxa

Hyrje: Ashtu si të rriturit edhe fëmijët përjetojnë stress dhe konfuzion pas ndarjes së prindërve. Shumë nga fëmijët ndihen të inatosur, të frustruar që prinderit e tyre po ndahen dhe përjetojnë gjithashtu probleme të përshtatjes si pasojë e humbjeve të shumëfishta me të cilat përballohen. Ky studim është fokusuar në simptomatologjinë e ankthit në fëmijët që vijnë nga familje ku prindërit janë të divorcuar dhe janë krahasuar me grupin e kontrollit me femijë që vijnë nga familje me prindër së bashku.

Metoda: Fëmijët janë rekrutuar nga të gjitha shkollat e qytetit të Gjakovës në mënyrë të randomizuar. Mostra ka pësuar stratifikim të dyfishtë. Në studim janë përfshirë 209 fëmijë 11-17 vjeç. Instrumentet e përdorura janë; Pyetsori me të dhënat e përgjithshme, CBCL 6-18 vjeç versioni për prindër, TRF 6-18 versioni për mësues dhe YRF 11-18 versioni për fëmijë.Të dhënat janë të mbështetura në tre informant.

Analiza e të dhënave është bërë me SPSS ( Statistical Package for the Social Sciences).

Rezutatet: Nga 209 fëmijë 44.5% janë nga familje me prindër të divorcuar dhe 55.5% nga grupi i kontrollit. Testi i besueshmerise Cronbach alpha ka qënë .942 për prindërit, .953 për mësuesit dhe .925 për fëmijët, dhe për shkallën e ankthit .750. Prevalencë e problemeve të ankthit mbështetur në raportimin e prindërve është raportuar më e lartë te fëmijët me prindër të divorcuar me 32.3% krahasuar me 17.2% në fëmijët e grupit të kontrollit. Ankthi i raportuar nga prindërit ka pasur significancë statistikore në raport statusin e familjes. Divorci është gjetur në mënyrë signifikante i lidhur me problemet e vëmendjes, problemet e sjelljes dhe problemet internalizuese.

Konkluzion: Fëmijët që vinin nga familje me prindër të divorcuar kanë treguar shkallë më të lartë ankthi se grupi i kontrollit në raportimin e prindërve. Ky studim tregon kjo popullatë është në rrezik të lartë për probleme emocionale. Studimi është një argument me shumë në favor të intervenimeve në familjet ku prindërit nuk jetojnë së bashku.

 

 

 

 

 

 

5. PROBLEMET E ANKTHIT DHE DEPRESIONIT NË ISH USHTARËT E LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË

Mimoza Shahini, Florim Gallopeni, Bujar Obertinca, Adelina Ahmeti, Labinot Bala, Laureta Isa, Skender Gashi, Vjollca Berisha, Aferdita Uka, Miradije Peci, Gentian Cala.

Hulumtimi ka për qëllim: Të identifikojë lidhjen mes traumave të hershme me ankthin dhe depresioni.

Hyrje: Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në shoqërinë kosovare, kanë vendosur përpara dilemeva të mëdha morale dhe profesionale punonjësit e shëndetit mendor të cilët janë ballafaquar në këto vite me ofrimin e shërbimeve ndaj ushtarëve të luftës së fundit në Kosovë. Përveç problemeve të mëdha financiare dhe fizike në një pjesë të madhe të tyre, vetë eksperiencat e luftës duket të kenë influencuar në mënyrë serioze percepsionet e tyre rreth vetes dhe ambjentit. Duket që një numer i caktuar i faktorëve ka ndikuar që një pjesë e mirë e ushtarëve të mos kërkojnë ndihmë mjeksore. Shumë pak evidenca të këtyre fakroreve janë studiuar në Kosovë, për këtë arsye ky studim jep mundësinë e hulumtimit të disa prej tyre.

Metodologjia: Veteranët janë zgjedhur nga listat e veteranëve të luftës me stratifikim të trefishte. Mbas marrjes së konsensusit dhe aprovimit nga komiteti etik i fakultetit të mjekesisë, veteranët kanë plotësuar dosjen me pyetsorët e përgatitur. Për këtë prezantim, veteranët kanë plotësuar Listën e ngjarjeve traumatike, versioni ushtarak të pyetsorit të Harvardit, dhe pyetsorin e Hopkinsit për depresion dhe ankth. Të dhënat e përgjithshme janë marre nga një pyetsore i krijuar nga grupi hulumtues.

Analiza e të dhënave është bërë përmes programit të SPSS. Për përshkrimin e të dhënave janëpërdorur metodat statistikore si frekuenca, chi-square test, t-test, ANOVA, korrelacionet dhe regresioni linear.

Rezultatet janë në përpunim e sipër dhe do të prezantohen në konferencë

 

 

 

 

 

 

 

 

6. VEÇORITË E CRREGULLIMEVE TË ANKTHIT NË MONSTRËN E RASTEVE TË REFERUARA NË NJËSINË PËR SHËNDET MENDOR PËR FËMIJË DHE ADOLESHENTË

Dr.Naim Fanaj, Psikiatër, Njësia e Shëndetit Mendor për Fëmijë dhe Adoleshent; Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Prizren, Kosovë

Hyrje Çrregullimet e ankthit në moshën e fëmijërisë janë ndër format më prevalente të psikopatologjisë duke i prekur afro 20% të fëmijëve dhe adoleshentëve në jetën e tyre.Nga literatura mund të konstatohen shkallë të ndryshme të prevalencës së këtyre çrregullimeve në varësi nga mjedisi ku janë kryer (klinikë e specializuar për çrreg.anksiotike, klinikë e psikiatrisë së fëmijëve ose qendër komunitare).Po ashtu ka nivele të ndryshme të prezantimit edhe të çrregullimeve të veçanta të ankthit në mostrat e analizuara.

Qëllimet Qëllimet kryesore të këtij punimi janë: njohja e prezencës së këtyre çrregullimeve në punën e deritanishme me këto grupmosha në krahasim me diagnozat e tjera, llojin e çrregullimit dhe shkallën e prezencës së tyre, moshën e fillimit të simptomave, moshën e diagnostikimit, dallimet e mundshme gjinore, burimet e referimit, shkallën e vazhdueshmërisë së vlerësimit dhe trajtimit të rasteve të diagnostikuara me këta çrregullime. Këto të dhëna nga zhvillimet në punën në njësinë tonë na japin një input të vlershëm në njohjen e kësaj problematike në plotninë e saj që na lejon ndërtimin e shërbimeve më adekuate për ta.

Metodologjia Të dhënat janë mbledhur prej 1110 rasteve të referuara, këta raste janë vlerësuar dhe trajtuar në shërbimin tonë në vitet 2001-2009. Kemi përdorur metodën retrospektive për të shqyrtuar punën tonë. Procesimi i të dhënave është bërë me ndihmën e programit Excel. Çdo rasti të referuar i është hapur historia e pacientit me të dhënat demografike dhe klinike për të. Poashtu gjatë çdo seance merren shënime të detajizuara psikiatrike deri në përfundim të vlerësimit ose trajtimit. Diagnozat bazohen në ICD-X por jo rrallë shërbehemi edhe me DSM-IV kriteret.

Rezultatet Nga 1110 raste të referuara që janë vlerësuar dhe trajtuar në shërbimin tonë nga viti 2001 deri mesin e vitit 2009 kemi gjetur 224 raste që kanë pasur një çrregullim anksiotik sipas DSM IV. Si kategori diagnostike këta zënë vendin e parë me 20,18 % të gjitha rasteve. Në bazë të gjinisë kemi gjetur se 51,33 % e rasteve janë meshkuj kurse femra janë 48,61 %. Mosha mesatare e rasteve në momentin e referimit ka qenë 11,55 vjet. Në 85 raste nga 224 kemi mundur të llogarisim edhe kohën e fillimit të simptomave dhe kemi gjetur se ajo është mosha 12,25 vjeç. Si grupmosha që dominojnë kemi ata 13-18 vjeç (44%) si dhe 7-12 vjeç (42%).Shkalla e prezencës së çrregullimeve të veçanta anksiotike në kuadër të tërë mostrës është RAS me 6,57%, Çrr.përgj.anks. 3,69 %, Çrr.panikut 2,16 % etj. Ndërsa në kuadër të mostrës të rasteve vetëm me çrregullime anksiotike kemi RAS me 33 %, Çrr.përgj.anks. 18 %, Çrr.panikut 11 %, Çrr.anksiozo-depresiv 10%.Në 39 % të rasteve burimi i referimit janë mjekët familjar kurse pasojnë familjet me 24%, pediatrit me 9% etj. Shkalla e ndërprerjes së trajtimit arrin në 63 % ku rreth 42,25 % e tyre e kanë braktisur trajtimin pas takimit të parë. Në 31,69 % të rasteve kemi ordinar një medikament.

Konkluzionet: Çrregullimet anksiotike janë ndër më të prezantuarat në njësinë tonë. Më tepër raste të diagnostikuara janë të gjinisë mashkullore. Grupmosha 0-6 vjeç ngel shumë prapa grupmoshave 7-12 dhe 13-18 vjeç. Reaksionet akute stresogjene dominojnë para Çrr.përgj.anks. dhe Çrregullimert e panikut.

Fjalët kyçe: çrregullimet anksiotike, fëmijët dhe adoleshentët, Kosova.


 

7. MJEKIMI ME SERTRALINË (ASENTRA) I ÇRREGULLIMEVE TË ANKTHIT TE PACIENTËT ME SËMUNDJE KARDIOVASKULARE

Dr. Nazmie Ibishi-Musliu, Psikiatre, Dr. Valbona Blakaj, specializante e Psikiatrisë, Dr. Miftar Zenelaj, specializant i Psikiatrisë.

Prof. Asc. Dr. Vuksan Kola, Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi i Psikiatrisë, QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë.

Dr. Nebi Musliu mr.sc. kardiolog, Dr.sc. Agim Krasniqi, kardiolog, Klinika Interne- Shërbimi i Kardiologjise ne Prishtine

Hyrje:Prevalenca e ankthit te pacientët që kanë kaluar një krizë akute kardiake është 70-80%, dhe ankthi vazhdon për një kohë më të gjatë te 20-25% e të sëmurëve me SKV (sëmundje kardiovaskulare). Niveli i rritur i ankthit është parashikues i krizave kardiovaskulare (infarkti i përsëritur, angina e pastabilizuar, vdekja gjatë një krize akute) dhe i uljes së cilësisë së jetës për shkak të gjendjes shëndetësore. Ankthi i vazhdueshëm është parashikues i paaftësisë, shton simptomat e shenjat fizike dhe e përkeqëson funksionimin. Pacientët rikthehen në punë në përqindje më të ultë, ka ndikim në rikthimin e jetës seksuale, pra përjetojnë ”invaliditetin kardiak”, një term që u atribuohet të sëmurëve me SKV.

Hiperaktiviteti simpatik kontribuon në rezistencën insulinike, hypertensionin, hiperglikeminë, hiperkolesteroleminë, hipertriglicideminë dhe në inflamacionin .

Pra tek të dyja gjendjet kemi një disfunksion të sistemit autonom vegjetativ.

Stresi psikologjik dhe ankthi kanë treguar se shkaktojnë e aktivizojnë koagulimin dhe fibrionolizën. Hiperkoagubiliteti i rritur është faktor i drejtëpërdrejtë i rrezikut për SKV.

Çrregullimet e ankthit te pacientët kardiopatë paraqesin një sfidë për trajtim dhe diagnozë.

Trajtimi me sertraline (Asentra) duket se është i sigurtë dhe efektiv, pavarësisht nga mekanizmi bazë me të cilin përmirëson mortalitetin dhe morbiditetin kardiak (nëpërmjet përmirësimit të ankthit, të efektit antipllakëz ose, sipas studimeve më të reja, edhe të efektit antihipertensiv të serotoninës të çrregulluar në të dyja gjendjet).

Qëllimi:Studimi i redukimit të simptomatologjisë së ankthit dhe i përmirësimit të cilësisë së jetës, që lidhet me shëndetin, te pacientët jashtëspitalorë me SKV, gjatë mjekimit me sertalinë (Asentra) për një periudhë 12 javore me dozat 50-200 mg/ditë. Përzgjedhen, sipas kritereve të portokolit kardiologjik, të sëmurët e diagnostikuar me insuficiencë të zemrës, hypertension arterial, sëmundje koronare dhe çrregullime të ritmit.

Materiali dhe metodika:Merren në studim 60 pacientë të moshës mbi 18 vjeç, të të dy gjinive, që kanë paraqitur nivel të lartë ankthi. Vlerësimi i ankthit dhe i kualitetit të jetës do të bëhet duke përdorë këto teste:

1) Shkalla e Hamiltonit për ankth (HAM).

2) Pyetësori i cilësisë së jetës i lidhur me shëndetin (SF-36).

Vlerësimi do të bëhet pas 3, 6 dhe 12 javësh. Rezultatet do të vlerësojnë efektin e sertralinës (Asentra) në redukimin e simptomeve të ankthit dhe sigurinë e përdorimit të saj te grupi i pacientëve me SKV si dhe efektet e mundshme anësore duke u bazuar në parametrat kardiakë, si fraksioni i ventrikulit të majtë (FVM), tensioni arterial (TA) dhe frekuencën e zemrës (EKG). Gjithashtu, do të vlerësohet edhe përmirësimi i mundshëm i cilësisë së jetës, duke analizuar testet pas 3, 6 dhe 12 javësh, dhe rëndësia.

Diskutim:Ankthi është i shpeshtë te pacentët me SKV dhe ka pasoja serioze, nëse nuk trajtohet. Deri më tani ai nuk është vlerësuar dhe menaxhuar siç duhet. Vlerësimi i ankthit dhe trajtimi i tij, duke përfshirë edhe mjekimin medikamentoz, duhet të jetë pjesë e kujdesit të çdo pacienti kardiak, në mënyrë që të arrijë përmirësimin e duhur, të ulë shkallën e rrezikut për kriza të përsëritura me ecuri fatale si dhe rënien e cilësisë së jetës.

Konkludimi përfundimtar do të jepet pasi të analizohen rezultatet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

8. KRAHASIMI I EFIKASITETIT, SIGURISE DHE I TOLERANCES SE SERTRALINES KUNDREJT KLOMIPRAMINES TEK TE SEMURET ME CRREGULLIM OBSESIV-KOMPULSIV.

Elga Spaho, Valbona Alikaj, Prof. Anastas Suli, Departamenti Psikiatrisё, QSUT “Nёnё Tereza”, Tiranё

Hyrje: Më parë qëllimi i përdorimit të antidepresivëve specifikë për OCD (clomipramina ) ishte lehtësimi i simptomatikës obsessive-kompulsive. Por në fund të trajtimit, edhe pse simptomatika obsessive-kompulsive u dominua, cilësia e jetës së pacientëve ishte e dëmtuar për shkak të efekteve anësore të shfaqura nga medikamenti.Medikamentet e reja SSRI (Sertralina ) me  veti antiobsesionale, përveçse përmirësuan ndjeshëm simptomatikën  e çrregullimit, shfaqën efekte të padëshirueshme më të buta, që u toleruan më mirë nga pacientët.

Qëllimi i studimit: Krahasimi i efikasitetit dhe tolerancës së sertralinës me clomipraminën gjatë trajtimit të pacientëve me OCD..

Metoda: Pacientët e hospitalizuar dhe ambulatorë që u paraqitën në Klinikën e Psikiatrisë në muajt shtator 2005-mars 2006, të cilët u diagnostikuan me OCD sipas DSM-IV, që kishin një pikëzim >20 sipas Yale-Brown Obsessive Compulsive Scale dhe > 4 pikë në Clinikal Global Impression u përfshinë në studim. Pacientët u ndanë në dy grupe studimi, ku njëri u trajtua me clomipraminë dhe tjetri me sertralinë. U përdorën për sertralinën dozat fixe 50 dhe 200 mg në ditë, ndërsa për clomipraminën dozat 100, 125, 150 mg sipas kritereve të përcaktuara që më parë në studim i cili është single blind. Nuk u përdor asnjë medikament shtesë në studim. Studimi zgjati 12 javë gjatë të cilave u bënë 3 vlerësime me pyetësorët përkatës.

Rezultate: Nga 37 pacientë pjesëmarrës në studim, 2 pacientë që mjekoheshin me clomipraminë dhe 1 pacient që mjekohej me sertralinë u larguan nga studimi për shkak të efekteve anësore të patolerueshme. 34 pacientë përfunduan studimin: 18 me sertralinë dhe 16 me clomipraminë. Të dy medikamentet rezultuan me efikasitet të njëjtë në trajtimin e OCD.Pacientët e mjekuar me Sertralinë raportuan për pakësim të frekuencës  dhe intensitetit së efekteve anësore si dhe tolerance më të mire gjë që nuk ndodhi në grupin me Clomipraminë.

Konkluzione: Të dy medikamentet me dozat e përdorura treguan një efikasitet terapeutik në trajtimin e OCD. Clomipramina shkakton më shumë efekte anësore dhe largime nga stadium për shkak të tyre.Rezultoi që sertralina është po aq efektive sa clomipramina në trajtimin e OCD dhe është më mire e tolerueshme.

 

 

9. VLERËSIMI DHE TRAJTIMI I PACIENTËVE ME ÇRREGULLIM BIPOLAR NE KOMORBIDITET ME ÇRREGULLIMET E ANKTHIT

Fatime Elezi; Eugjen Sotiri; Sonila Tomorri; Anila Dyrma; Indrit Sinanaj

Objektivi: Vlerësimi dhe trajtimi i pacientëve me çrregullim bipolar e komorbiditet çrregullimet e ankthit.

Background: Çrregullimet apo simptomat e ankthit konsiderohen si një ndër komorbiditetet me frekuente në pacientët me çrregullim bipolar. Prezenca e çrregullimeve të ankthit vështirëson trajtimin e pacientëve me çrregullim bipolar. Gjenden pak studime që kanë të bëjnë me trajtimin e çrregullimeve bipolare e me komorbiditet çrregullimet e ankthit. Zgjedhja adekuate e stabilizuesit të humorit është shumë më e rëndësishme në krahasim me antidepresivin i cili mund të shkaktojë mani apo ciklim të shpejtë.

Metoda: Paraprakisht u përfshinë në studim 235 pacientë, femra dhe meshkuj, nga mosha 18-65 vjeç, drejtuar Shërbimit të Psikiatrisë, diagnostikuar (sipas DSM-IV) me ÇB I dhe ÇB II me gravitet të sëmundjes nga i moderuar në të rëndë sipas Përshtypjes Klinike të Përgjithshme–Graviteti i Sëmundjes (CGI 4-7), GAF, HAMD-RS dhe MRS, BAI (Beck Anxiety Inventory). Ndërsa në ndjekjen dy vjecare ishin 120 pacientë me çrregullim bipolar, të cilët trajtoheshin me Karbonat litiumi 750- 1000mg/ditë dhe Depakina chrono 100-1500mg/ditë.

Rezultate: Në studimin tonë ne gjetëm komorbiditet të shprehur të çrregullimeve apo simptomave të ankthit në pacientët bipolarë të përfshirë në studim. Pacientët e trajtuar me Depakinë Chrono kishin remision më të mirë dhe me periudha interepisodike më të gjata krahasuar me pacientët të cilët trajtoheshin me karbonat litiumi.

Konkluzione: simptomat dhe çrregullimet e ankthit duhen marrë në konsideratë gjatë diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve me çregullim bipolar. Depakina chrono rezulton se është medikament i zgjedhur në trajtimin e këtyre pacientëve.

 

 

 

 

 

 

 

10. FRIKA FLUTURUESE DHE KRIZA E INDIVIDIT

Prof.dr.Skënder Boshnjaku, Mr..Nada Morina, Dr.Mumin Sadiku

Frika ka lidhje me vetëkontrollin dhe mekanizmat e mbrojtjes dhe munde të jetë shenjë e mospërshtatjes dhe të pafuqisë të individit.Vëmendja kryesore është për frikën fluturuese,frikën gjithëpërfshirëse,frikën e ecjeve të kota.

Metodologjia: Janë përpiluar pyetsorët, është aplikuar testi F2, nga grupi i testeve që përdoren për faktorët konativ patologjik. Janë përfshirë 72 studentë të Universitetit të Prishtinës,mosha mesatare 23 vjeç, 36 femra dhe 36 meshkuj.Testimi dhe plotësimi i pyetsorit është bërë nga muaji janar deri në muajin qershor të vitit 2009.

Rezultatet: Në testimin me F2 10 vajza ose 27.7% si dhe 8 meshkuj ose 22% kanë shfaqur shenjat e ankthit. Në pyetësorë 5 femra ose l3.8% kanë frikë sociale, 3 ose 8% frikë religjioze,2 ose5.5% frikë nga ardhmëria, 25 ose 69% frikë nga gjarpëri, 28 ose 77.7% frikë nga miu, 4 ose 11% frikë nga ngrohja globale, 6 ose l6.5 % frikë nga padrejtësia. Kurse 3 meshkuj ose 8.3% kanë frikë sociale, l ose 2.7% frikë religjioze, l ose 2.7% frikë nga ardhmëria, 7 ose l9.4% frikë nga gjarpëri, 6 ose l6.6% frikë nga miu, 2 ose 5.5 % frikë nga ngrohja globale, 3 ose 8.3% frikë nga padrejtësia.

Përfundimi: Përqindja e ultë e frikës për ardhëmëri te femrat e sidomos te meshkujt reflekton një papërgatitje për proçese të dhimbshme të shoqërisë në tranzicion, po ashtu frika nuk është një mënyrë e evolucionit psikosocial. Frika për padrejtësi është ultë,vkurse faktorët që janë kundër frikës veprojnë: agresiviteti i shtuar, politizimi i skajshëm. Disa frika (nga gjarpëri dhe miu) i takojnë sjelljeve arketipike të ngulitura në ndërdijën kolektive si rezultat i përjetimeve mijëvjeçare. Ekzistojnë arketipe, struktura mitologjike që shkaktojnë frikë. Mirëpo, pyetja është sa jemi të përgaditur për një tablo të realitetit në bazë të diktatit të arësyes dhe sa frika i mobilizon mekanizmat që në kohë të duhur mënjanohet rreziku real. Dihet mirëfillit që njëriu e venë frikën përballë të panjohurës në masë individuale. Duhet të bëhën përpjekjet për ndërlidhjet e frikës, ndërgjegjës, ndërdijes dhe kulturës. Një qëndrim plauzibil që mundë të ndërlidhet me disa të dhëna nga testimet së iracionaliteti dhe agresiviteti, jostabiliti i individit, frustracioni janë derivacione të frikës fluturuese që ndikon edhe në krizën e identitetit të individit që sipas Erik Eriksonit “njerëzit shprehin krizë identiteti kur ata humbin ndjenjën e ngjashmërisë dhe vazhdimsinë historike”. Individi në frikë fluturuese është i paqartë, i pasigurtë në të ardhmen. Frika fluturuese e thellon krizën e individit.

 

 

 

 

11. ÇRREGULLIMET E ANKTHIT NË POPULLATËN E KOSOVËS MBI 15 VJEÇ GJASHTË VJET PAS LUFTËS

Prof. Ferid Agani Dr. Sci. Universiteti i Prishtinës, Kosovë, Universiteti Clemson, SHBA

Metoda dhe Rezultatet: Duke e përdor metodën e hulumtimit trans-sektorial me mostra të grumbulluara, të zgjedhura me metodën e rastit, në tetor dhe nëntor të vitit 2005 u realizua hulumtimi me 1161 qytetarë të Kosovës të moshës 15 vjeç dhe më të vjetër, në gjithë territorin e Kosovës.

Prevalenca e simptomave që janë konsistente me distresin jospecifik emocional (ankthin) të matur me Listën Kontrolluese të Simptomave sipas Hopkinsit (HSCL-25), Pyetësorin e Përgjithshëm mbi Shëndetin (GHQ-28), Pyetësorin e Harvardit për Trauma (HTQ) dhe Shkallën e Rezultateteve Medicinale (MOS-20), ishte sinjifikant më e lartë në kategoritë, si vijon: popullata Shqiptare (43.9%); popullata e viseve rurale (46,53%), të papunësuarit (47.89%); ata që paraprakisht kishin qenë të diagnostikuar me sëmundje psikiatrike (72.73%); ata që kishin pranuar ndihmë profesionale për problemet psikologjike të lidhura me luftën (79.35%); dhe ata që ishin nga rajoni i Gjakovës (66.7%). Njëkohësisht, mesatare sinjifikant më e lartë e ankthit u konstatua te: ata që kishin qenë të dhunuar, ata që kishin shkallë të lartë të ndjenjave të hakmarrjes dhe që mendonin se mund të veprojnë në bazë të këtyre ndjenjave; ata që kishin përjetuar numër më të madhë të ngjarjeve traumatike; si dhe te ata që kishin qenë të përfshirë në situata luftarake.

 

12. MJEKIMI ME BARNA I ÇRREGULLIMEVE TË ANKTHIT

Prof. Asc. Dr. Vuksan KOLA, Fakulteti i Mjekësisë, QSU “Nënë Tereza”, Shërbimi i Psikiatrisë, Tiranë.

 

Background: Ankthi është një ndjenjë e papërcaktuar, e pakëndshme dhe e pashpjegueshme frike, e cila shoqërohet me disa simptoma autonome, si djersitje, palpitacione, ngushtim në gjoks, tremor, respiracion të shpejtuar, shqetësim të lehtë në stomak, nervozizëm etj. Të gjithë njerëzit, mund të provojnë ankth gjatë jetës, por ai konsiderohet patologji mendore vetëm atëherë kur pengon veprimtarinë e përditshme normale të njerëzve. Çrregullimet e ankthit vlerësohen si sëmundjet psikiatrike më të përhapura në popullsinë e përgjithshme. Sipas një studimi amerikan rapotohet se 1 në 4 persona plotësojnë kriteret diagnostike për, të paktën, një çrregullim ankthi, se prevalenca 12-mujore e tyre është 17,7% dhe se gjatë jetës ndeshen më shpesh te gratë (30,5%) se sa te burrat (19,2%). Çrregullimeve e ankthit mund të ndeshen edhe në disa sëmundje të tjera somatike si angina pektoris, sëmundjet gastrointestinale, infarkti i miokardit, hipertensioni arterial etj. ose përpara ndërhyrjeve kirurgjikale apo procedurave të ndryshme mjekësore diagnostikuese. Çrregullimet e ankthit shkaktojnë morbiditet të madh, përdorim të shtuar të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe dëmtim të funksionimit, madje kur ato janë kronike mund të rritin edhe përqindjen e mortalitetit kardiovaskular.

 

 

Më shumë se një shekull më parë, Z. Frojd përdori termin “neuroza e ankthit” dhe besonte se ajo është pasojë e një rritjeje psikologjike të tensionit seksual që çon në rritjen koresponduese të libidos. Pikërisht moskryerja e marrëdhënieve seksuale, mendonte ai, parandalon çlirimin e këtij tensioni dhe shkakton neurozë. Sipas DSM-IV-ës, në grupin e çrregullimeve të ankthit përfshihen çrregullimi i panikut me agorafobi, çrregullimi i panikut pa agorafobi, agorafobia pa histori çrregullimi paniku, fobia specifike, fobia sociale, OCD, PTSD, çrregullimi i stresit akut, GAD, çrregullimi i ankthit nga një sëmundjeje të përgjithshme, çrregullimi i ankthit nga marrja e substancave dhe çrregullimi i ankthit të paklasifikuar.

Përpjekjet për të zbuluar medikamente të ndryshme që lehtësojnë ankthin kanë ekzistuar që në lashtësi. Barnat sedativo-hipnotike dhe anksiolitike, janë substanca që shkaktojnë qetësim, nxitin rënien në gjumë, shuajnë ankthin, parandalojnë e mjekojnë konvulsionet dhe shkaktojnë anestezi. Sot ka një numër mjaft të madh barnash që lehtësojnë ose shuajnë ankthin dhe ato përfshihen në tre grupe të mëdha: 1) barnat sedativo-hipnotike; 2) barnat anksiolitike dhe 3) barnat të tjera sedativo-hipnotike dhe anksiolitike me përdorime madhore (antihistaminikët, antidepresivët, beta-bllokuesit etj.)

Qëllimi i këtij studimi është të japë njohuri shkencore të sakta dhe bashkëkohore mbi mjekimin medikamentoz të çrregullimeve të ndryshme të ankthit, duke ditur se ato janë mjaft të shpeshta në popullsinë e përgjithshme, se shkaktojnë pasoja të rëndësishme në jetën e njerëzve dhe se sot ndeshet një prirje e rrezikshme e përdorimit të pabazuar shkencor të barnave antianksioze jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por fatkeqësisht, edhe nga personeli mjekësor, madje ndonjëherë edhe mjekë. Mjaft shpesh ndeshen raste të përdorimit të sedativo-hipnotikëve dhe anksiolitikëve për një periudhë kohe shumë të gjatë e me doza të larta, i cili është shkaku kryesor i varësisë medikamentoze, pra, i një prej pasojave më të rënda të mjekimit me barna të tilla. Në këtë drejtim ka ndikuar shumë negativisht edhe dhënia e tyre me lehtësi edhe pa recetë nga një numër jo i vogël farmacistësh, si edhe qarkullimi ilegal jo i rrallë i barnave të ndryshme.

Metodologjia. Për të realizur një synim të tillë do të studiohen me shumë hollësi të dhënat e sotme të literaturës psikiatrike mbi barnat që përdoren për mjekimin e çrregullimeve të ndryshme të ankthit, duke analizuar me kujdes vetitë e tyre farmakologjike e farmakodinamike, efektet anësore e komplikacionet e mundëshme, efektet terapeutike, kriteret e përzgjedhjes, skemat e mjekimit, si edhe mënyrat e përdorimit të tyre. Arritja plotësisht e qëllimit tim në kryerjen e këtij studimi dhe nxjerrja e përfundimeve të tij shpresoj se do të kontribuojnë në mjekimin me kompetencë sa më të lartë profesionale të pacientëve që vuajnë nga çrregullimet e ankthit në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni.

 

 

 

 

13. NDJESHMËRIA NDAJ ANKTHIT TEK STUDENTËT

Dr. Pasho Maksuti, A. Hashorva, E. Rroshi

Ndjeshmëria ndaj ankthit është frika nga ndjesitë e lidhura me ankthin. Është menduar se këto ndjesi shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. psh. një person mund të ketë frikë nga palpitacionet duke menduar se ata shkaktojnë gjendje të rrezikshme për jetën siç është ataku kardiak. Në bazë të teorisë së pritshmërisë, këta individë mund të bëhen anksiozë kur i përjetojnë këto simptoma dhe mund të shmangin aktivitetet ose vendet për të cilat besojnë se i shkaktojnë ato. Teoria e ndjeshmërisë ndaj ankthit propozon se disa individë janë më të predispoziuar se të tjerët për të reaguar me shenja ankthi ndaj situatave të caktuara. Për shkak të shumë faktorëve mund të dyshohet se studentët  janë popullatë me ndjeshmëri të lartë ndaj ankthit.

Qëllimi i studimit është të matet ndjeshmëria ndaj ankthit te studentët. Për këtë ngrihet hipoteza se:

· Studentët dhe popullata e përgjithshme janë njëlloj të ndjeshëm ndaj ankthit.

· Studentët janë më të ndjeshëm ndaj ankthit se popullata e përgjithshme.

Metoda e studimit. Për studim u përdor Indeksi i sensitivitetit ndaj ankthit me 16 pyetje. Sipas këtij testi personat të cilët marrin 25 e më tepër pikë vlerësohen më të predispozuar për të zhvilluar simptoma ankthi. U përfshinë në studim 85 sudentë të vitit të fundit të mjekësisë, studentë të infermierisë dhe të psikologjisë, me moshë mesatare 23.5 vjet. Testimi qe anonim dhe u plotësua brenda 5-10 minutave. Grupi i kontrollit përbëhet prej 80 personave të moshave e profesioneve të ndryshme, jo studentë, me moshë mesatare 43.8 vjet.

Rezultatet treguan nivel të lartë të predispozicionit për ankth në grupin e studentëve të cilët grumbulluan mesatarisht 21.31 pikë, kundrejt 16.15 të grupit të kontrollit. Me numër pikësh 25 e më tepër rezultuan 24 studentë ose 28.2 % kundrejt 22.5 % nga popullata e përgjithshme. Pritshmëria për të zhvilluar ndonjë çrregullim ankthi në mes të studentëve është 28.2 % të tyre, kundrejt  22.5 % në popullatën e përgjithshme. 8.2 % nga grupi i studentëve janë të rrezikuar për fobi sociale apo çrreg. të ankthit të gjeneralizuar (kundrejt 15 % në popullatën e përgjithshme), 8.2 % për çrregullim paniku (kundrejt 2.5 % në popullatën e përgjithshme) ndërsa 11.7 % për çrregullime të rënda të ankthit  si çrregullim paniku me agorafobi, PTSD apo ndonjë çrregullim tjetër të rëndë të ankthit (kundrejt 6.25 % në popullatën e përgjithshme).

Konkluzionet: sipas studimit rezulton se studentët janë më të ndjeshëm ndaj ankthit se sa popullata e përgjithshme. Pra, mundësia që studentët të zhvillojnë ndonjë çrregullim ankthi është më e lartë se sa popullata e përgjithshme.

 

 

14. NJË KËNDVËSHTRIM PANORAMIK I ÇRREGULLIMIT OBSESIVO-KOMPULSIV

Dr. Irma Bekteshi (Dilaveri), Departamenti Neurologji – Neurokirurgji- Psikiatri, Tirane

Çrregullimi obsesivo-kompulsiv është një çrregullim mjaft karakteristik brenda çrregullimeve të ankthit, i njohur që në shekullin XVI. Një përshkrim i qartë i këtij çrregullimi u bë nga Ëestphal në vitin 1878 dhe që nga ajo kohë koncepti mbi të nuk ka ndryshuar në mënyrë sustanciale e të ndjeshme.

Të dhënat epidemiologjike aktuale sugjerojnë që OCD është një çrregullim shumë i zakoshëm. OCD është shumë më prevalente se ç’duket të jetë. Thuhet se vetëm rreth 1% e pacientëve kërkojnë ndihmë, por së fundmi dyfishi i kësaj prevalence është gjetur në popullësinë e studiuar (Ëeisman et al, 1978; Karno et al, 1988). Jenihe (1989) në studimin e tij flet për një prevalencë 1-3% të popullësisë.

Ky çrregullim mund të fillojë në cdo moshë, pra që në fëmijëri, por më evident e më i zakonshëm bëhet ne adoleshencën e hershme. Ne fëmijeri është më frekuente tek meshkujt se tek femrat, ndersa tek adultët preken gati në mënyrë të barabartë te dy sekset me një tendencë për seksin femër. Mosha mesatare e shfaqjes është aproximativisht 22 vjec.

Sjellja obsesivo-kumpulsive zakonisht ka ekzistuar shumë vite përpara, se të bëhet objekt i trajtimit nga psikiatri. Shfaqia e simptomave përgjithësisht është graduale, por herë-herë e papritur dhe e përnjëhershme.

Ky artikull është bazuar në definicionin e diagnozës së OCD, sipas klasifikimit të DSM -IV dhe ndërkohë e orienton psikiatrin për zgjidhjen e dilemës se përse nuk diagnostikohet OCD më shpesh.

1. E rëndësishme është të identifikosh dhe të definosh sakt:

a-Çrregullimin obsesivo-kumpulsiv (OCD).

b-Çrregullimin e personalitetit obsesivo-kompulsiv që është një kategori tjetër diagnostike dhe që do të thotë se ka një skemë e protokoll mjekimi tjetër e të ndryshëm nga OCD.

2. I rëndësishëm është momenti:

Kur zakonet e përditshme ose idiosinkrazia kalojnë masën dhe bëhen një OCD e kërkojnë mjekim?

3. A është OCD një problem i zakonshëm?

4. Kur dhe si fillon OCD?

5.Përshkrimi i disa preokupacioneve dhe sjelljeve të OCD përfshin: obsesionet e kontaminimit ose te infektimit, obsesionet aggressive, obsesionet seksuale, obsesionet nga nevoja e simetrisë, saktësisë e rregullit, obsesionet fetare, obsesionet që lidhen me pjesë të trupit, etj… Kompulsionet që lidhen me larjen, pastrimin, kompulsionet që lidhen me llogaritjet, kompulsionet që lidhen me kontrollin, rituale që përsëriten.

6. Kur keqdiagnostikohet një OCD?

a-Një rëndësi të vecantë ky problem merr kur kemi të bëjmë me një OCD post-partum, kur preokupacioni për pastërti, shqetësimi nga këto papastërti, apo mikrobe dhe ankthi që i shoqëron ato, megjithëse ndërhyjnë në funksionimin e gruas interpretohen si një ankth normal i nënës.

b-Kur disa obsesione të vështira ose bizare mund të keqdiagnostikohen si simptoma psikotike

7. Cilat janë çrregullimet e tjera psikiatrike të lidhura me OCD?

  1. Si bëhet skrinimi/shoshitja për OCD dhe çrregullimet e lidhura me to?

Janë pesë pyetje për OCD dhe katër te tjera janë për çrregullimet e tjera psikiatrike që lidhen me të.

  1. Një moment tjetër mjaft i rëndësishëm është mjekimi I OCD, që padyshim do të fillojë sapo të vendoset diagnoza. Trajtimi është sa biologjik po aq edhe psikoterapeutik, ku kjo e fundit nënkupton terapinë bihejvioriste apo atë të kombinuar kognitive-bihejvioriste.

Linja e parë e mjekimit të OCD janë AD si triciklikë me përfaqësues Imipraminen e Clomipraminën, ashtu edhe SSRI si fluoxetinë, fluvoxaminë, sertralinë e paroxetinë.

Në trajtimin terapeutik 70% e pacientëve me OCD i përgjigjen mjekimit adekuat me doza mesatare apo edhe të larta të medikamenteve antiobsesive për një periudhë 10 javore, ndërkohë që një numër i rëndësishëm i pacientëve përgjigjen pjesërisht ose kanë një kanë një eksperiencë minimale të ndryshimit të simptomave obsesivo-kompulsive. Sigurisht ka një strategji të caktuar në OCD rezistente.

Dikur një sëmundje e fshehtë dhe relativisht e rrallë, sot OCD konsiderohet si një nga katër çrregullimet mendore shumë të zakonshme.

Duke mos patur ende një etiollogji unike, trajtimi biologjik synon e vepron mbi një target simptomash. Kjo është praktikë e zakonshme në psikiatrinë aktuale.

 

 

15. DISPROMOVIMI I SHËNDETIT MENDOR

Musli FERATI, Edip Sheji, Shani Miftari

Reparti Psikiatrik, Spitali Klinik-Tetovë

Qendra Medicinale, Strugë

REZYME

Në këtë vështrim profesional psikiatrik kemi synuar që të elaborojme devijimet dhe barierat kryesore të cilat për 20 vitet të tranzicionit demokratik e kanë deformuar dhe degjeneruar Shërbimin tonë Psikiatrik, si pjesë integrale e Shëndetit Mendor. Eshtë e qartë se bara kryesore për një shërbim efikas dhe funkcional psikatrik, bie mbi psikiatrit të cilët me një qëndrim dhe veprimtari të demoduar profesionale nuk kanë gjasa që të realizojnë një qëllim të tillë. Kjo para se gjithash kur dihet se misioni i psikiatrit është kompleks dhe me përgjegjësi të madhe në ngritjen e vetëdijes mbi rolin dhe rëndësin e shëndetit mendor tek cdo individ dhe në tërë opinionin publik vecanarisht. Janë goditur, sidomos mangësit e një angazhimi bashkëkohor profesional, intelektual dhe dobsit evidente të edukimit formal që posedojnë psikiatrit tanë, duke kritikuar edhe politikën e përzgjedhjes së stafit udhëheqës nëpër institucionet publike psikiatrike. Më pas janë demaskuar edhe psikiatrit të cilët ushqejnë mendime dhe qëndrime antikolegjiale duke damkosur profesionin filantropik psikiatrik. Në funkcion të promovimit të shëndetit- aq vital- mendor janë dhënë disa sugjerime praktike mbi tejkalimin e situatës së palakmueshme në këtë fushë të rëndësishme të mjeksisë.

Fjalët kyc: Promovimi i shëndtit mendor, shërbimi psikiatrik, mirëqenia psikosociale, edukimi bashkëkohor psikiatrik.

Adresa e autorit: Musli Ferati, mjek specialist psikiatër

Reparti i Psikatrisë, Spitali Klinik Tetovë

Tel. +389 71 224 132

e-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

VROJTIMI PRIMORDIAL

Të nxitur nga gjendja stuporoze e Kujdesit të Shëndetit Mendor në mjedisin tonë me botëkuptime dekadente mbi mirëqenien psikosociale, jemi orvatur të shpalosim disa nga problemet që aq shum e dëmtojnë dhe pengojnë shërbimin psikiatrik, si element kryesor të Shëndetit kompleks Mendor (1,2,7) . Për këtë, qëllim më tepër se promotiv, kemi patur parasysh Rekomandimet që dalin nga Raporti i fundvitit 2009 të Organizatës Botërore të Shëndetsis (WHO), ku në mënyrë decide jepen vektorët determinues të shëndetit mendor (10.11). Menjëherë të theksojmë se bamuria e mirëqenies psiqike nuk nënkupton vetëm mungesën e turbullimeve psiqike, por ajo që është kruciale qëndron në postulatin se parakusht i shëndetit funkcional mendor janë përmirësimi dhe avansimi i kushteve psikosociale, socio-ekonomike dhe atyre sociokuturore për të gjith pjestarët e komunitetit (4,5,10). Kjo në gjuhën e personaliteteve të skenës sonë politike përkthehet si lufta kundra korupcionit dhe diskriminimit social. U involvuam kështu padashje në ujrat e tërbuar të politbërësëve, meqë keqveprimet e tyre kanë reperkusione thelbësore në zhvillimin dhe përparimin e shëndetit mendor, si fundament i mirëqenies individuale dhe asaj globale të shoqërisë (6,8,12). Krahas këtij hendikepi, që pa të drejtë e quajmë si krizë e tranzicionit, defekt i pafalshëm prej kohësh mbetet edhe profesionalizmi i pareformuar i të gjithë stafit mjeksor me anë të të cilit më kot përpiqen të mjekojnë pacientët e tyre psikiatrik, në radhë parë, dhe atyre jopsikiatrik sidomos (9). Në spikamë të tehut të kritikës janë doemos psikiatrit e shumtë në numër por të vakët në efikasitet. Rendimentet e kësaj qasje mesjetare janë, bile, më të dobta se ato që arrijnë fallxhorët dhe magjistarët andej e këndej qyteteve tona universitare. Del se situata është tepër serioze dhe komplekse, sa që lirisht mund të thuhet se faji dhe përgjegjsia bie mbi të gjith ne, por jo me të njejtën peshë dhe shifër të të ardhurave mujore (1,3). Ndaj, është e udhës që të i përvishemi punës ne bartësit e Shërbimit të Shëndetit Mendor me një përkushtim dhe profesionalizëm të denjë intelektual dhe human, dhe të mos lejojmë që të infektohemi me stilin e atyre që mjeksinë e kanë kuptuar si aftësi dhe shkathtësi për të denigruar dhe injoruar pacientët e tyre. Këtë mesazh vetëkritikues do ta argumentojmë nëpërmjet një panorame të zymtë, që faktografisht do të denoncojë ato pika morbogjene që paralizojnë shëndetin mendor, brenda dhe jashta institucioneve të shumta shëndetsore dhe për të cilat derdhen mjete të mëdha financiare, materiale dhe kadrovike (10,11). Themi kështu pasi promovimi i mirëfilltë i shëndetit mendor në cdo nivel dhe shtrirje do të hapte shtigjet e perspektivave që rëndësia dhe vlera e madhe e shëndetit mendor të mos kuptohet në castet e agonis jetsore por në realizimin e plotë të potencialeve krijuese dhe intelektuale të cdo individi, me të cilat pa përjashtim të gjith ne jemi të pajisur që në fazat e zhvillimit embrional (4,7,12).

SOCIOGRAMI I SHERBIMIT TONE PSIKIATRIK

1.

Prej kohësh bartësit e shërbimit psikiatrik vegjetojnë përbrenda një modeli atavist në të cilin ordinohen disa psikotrop dhe nuk praktikohet e ushtrohet asnjë qasje bashkëkohore biopsikosocioterapeutike, të cilat, ndërkaq, në vendet e zhvilluara janë dëshmuar efikase, në të gjitha etapat dhe nivelet e tretmanit të entiteteve psikiatrike. Ajo që është edhe më keq, shum psikiatër as që janë të informuar për algoritmet më të reja të terapis së entiteteve të shumta psikiatrike, me që edukimi i tyre kontinual sillet e pështillet në disa tirada të psikatërve senil, të cilët hiperbolizojne efikasitetin e medikamenteve të shtëpive farmaceutike. Do të jemi të lumtur poqese dikush na e përgënjeshtron një konstatim të këtill banal !!!

2.

Nuk e mbaj mend që ndonjë psikiatër deri më tani të kish kaluar ndonjë turnus nëpër institucionet me emër në Psikatrin Botrore, edhepse një gjë e till ka qenë praktikë në kohën e ish Jugoslavis. Regres ky që të vret sytë me perceptim depërtues. Nuk ka prej vitesh as ndonjë Revist dhe Projekt Psikiatrik të formatit ndërkombëtar, kurse poqese kalon në tender ndonjë syresh, pjesa më e madhe e kolegëve psikiatër ankohen se nuk e zotërojnë gjuhën e kompjutorit. Këtë parodi e sheh më së miri kur kolegët tanë psikiatër me përvojë cirren në mes veti se kush ndonjë përkthyes pa honorar do të ju a deshifroj ndonjë Raport apo e-mail, qoft ai edhe i Ministrisë së Shëndetsisë të RM. Mos vall dikush, në epokën e informatikës elektronike hamendet se kurset e gjuhës angleze nuk i kanë kryer edhe zejtarët e Carshis së Epërme ???

3.

Ka një gabim detonues sistematik në formimin e establishmentit psikiatrik, kur kriteret për zgjidhjen e kuadrove drejtuese dhe udhëheqëse janë të ngjyrimit politik familjar dhe social, ndërsa aftësit profesionale dhe kualitetet morale e njerëzore mbeten të mbyllura në sirtarët e administratorëve diletant. Dhe ky devijim sa vinë po bëhet më drastik kur dihet se shum lnstitucione dhe tubime Profesionale Psikiatrike i drejtojnë mjek jo psikiatër apo individ të posadiplomuar. CAVE! Mos u habitni nëse dëgjoni se ndonjë Repart Psikiatrik e mbiudhëheq person i padiplomuar. E vërteta është e hidhur, por më tepër u dhemb atyre pacient psikiatrik të cilët keqtrajtohen nga personeli i arketipeve partiake.

4.

Nuk mund dhe s, duhet të tolerohet komunikimi destruktiv dhe syshtrembër ndërmjet psikiatërve të cilët ndërtojnë dhe zhvillojnë autoritetin e karieres së vet në fatkeqsit dhe lëshimet profesionale të kolegëve të vet. Ia vlen të përsërisim me këtë rast se respektimi i pakusht i kolegut është njëkohsisht edhe ndjenjë e vetërespektimit, si modul primar i veprimtaris së suksesëshme dhe efikase psikiatrike. Mbase, argumentet në këtë drejtim janë transparente, pikërisht kur shum psikiatër ironizojnë dhe poshtërsojnë kolegët nëpër “debatet” e tyre të shfrenuara brenda dhe sidomos jashta ambienteve të lnstitucioneve shëndetsore. Sidoqoftë, nuk bashkëveprojmë dhe operojm në konditat e mitologjis së minotaurëve kur janë azdisur krijesat gjysëm njeri dhe gjysëm bisha.

DISKUTIMI DHE PERFUNDIMI

Pas këtyre katër goditjeve shkundulitëse, që pasqyrojnë gjendjen dhe terenin e kontaminuar në mjeksin psikiatrike, imponohet spontanisht pyetja sarkastike se cilët janë kundështarët më të mëdhenj të Shëndetit mendor ? Përgjigjen e saktë duket se është në gjendje ta jep cdo vëzhgues neutral, kurse për kolegët e mi psikiatër aq të stërngarkuar me energji dhe sjellje antipsikiatrike kam një pyetje shum praktike. Kë Ju përpiqeni të mjekoni dhe shëroni nga energjia njerikeqdashëse???, kur ndërgjegjen personale e keni zvetënuar në ate të korbave mishngrënës. Ndodh kjo mynxyrë profesionale të formohet tek disa kirurg me skalpel në dorë dhe në zemër, por të metaformohen specialistët e shëndetit mendor në individ me tendenca, qëndrime dhe sjellje antisociale, kjo paraqet më shum se një “vitium artis”(9,10,11). Përvec kësaj dëm të madh shëndetit, aq delikat, mendor i shkakton indolenca dhe indiferenca retarduese e psikiatërve ndaj zhvillimeve dhe fenomeneve devijante sociale, për të cilat më shum shkruajnë dhe debatojnë gazetarët, psikologët, juristët, pedagogët, teologët.... Janë, pra- në vendet e përparuara- psikatrit ata të parët që ngrejnë zërin e arsyes kundra dukurive patologjike sociale, me që të njejtat burimin e vet e kanë në disturbancat me etiopatogjenezë organodinamike, psikodinamike dhe sociodinamike (6,8,11). Jo më kot në orën e parë të lëndës së psikiatris, studentët e Mjeksisë mësojnë se objekt studimi i kanë crregullimet e integritetit psikosocial. Dhe kjo traditë filantropike që prej veprimtaris epokale të Frojdit të madh dhe psikoanalistëve të tjerë klasik, gjithnjë e më shum po zhvillohet dhe po përsoset, dhe ate kryesisht me aplikimin e metodave të ndryshme psikoedukative (5,7,8). Rehabilitim më i mirë i Shëndetit Mendor nga këta psikiatër të dekompensuar profesionalisht dhe moralisht do të ishte sikur në kodeksin e veprimtaris psikiatrike të miratohej një klauzolë për avansimin e resurseve njerëzore efektive në mbarështrimin e performancave prosociale në cdo instance të shërbimit të Shëndetit Mendor (1,2,3,6). Edhe nëse numri i individëve të papërgjegjshëm në këtë Sektor mund te jet i ulët, kjo nuk e ul rezikun e madh që mund të i kanoset shoqëris, mbasi edhe një “Karaxhiq” i reinkarnuar shfaros me mijëra jetë të pafajshme. Nuk ka ndonjë vlerë nëse vetëdijësohemi “POST FESTUM” pasi pasojat, për sa i takon mirëqenies së shëndetit mendor, i paguajmë me një harac të madh (7,12). Rëndësia e një kultivimi substancial të shëndetit mendor mer me këtë rast një dimension të ri, i cili padyshim se do të garantonte një konstelacion më pak nervozues, në këtë zaman plot me konflikte dhe armiqësi të shfrenuara ndërnjerzore (4,8,9,10,12).

Referencat:

1.Allin S. Mossalas E. Mc Kee M Holland. Making decission on public health of eight countries. Copenhagen: World Health Organization. Regional Office for Europe and European Observatory on Health Systems and Policies, 2006. Accessed: August 18, 2008.

2. Encyclopedia of Mental Disorders. Community mental health, Internet page. Dec 25, 20007.

3. Florence Declaration Mental Wellbeing of Children in Europe plans and perspectives.Xlll escap Congress Florence, Italy 2007.

4. Herman H. Saxena S. Moodie R. Promotion mental health:concepts,emerging evidence,practice. Geneva: World Health Organization and substance Abuse. Victorian Health Promotion Foundation, University of Melbourne,2008.

5. Mental health promotion and mental disorders prevention across European member states: a collection of country stories. Health Consumer Protection, European Commission, 2008.

6. Murali V. Oybade F. Poverty, Social inequality and mental health Advances in Psychiatric Treatment 2006, 10: 2616-2624.

7. Sartorius N. Schulze H. Reducing the stigma of Mental Illness. A Report from a Global programe of the World Psychiatri Association. Cambridge University Press 2008.

8. US Department and Human Services, US Preventive Services Task Force (USPSTF). Recommendations. Accessed: May 27,2008.

9. Wilkinson R. Marmont M (editors). Social determinants of health: the solid Facts. Inernational centre for Health and Society, WHO, Copenhagen 2005.

10. World Health Organization. What is mental health? Online Q&A. Sept. 3, 2007.

11. World Health Organization, Regional Office for Europe. Countrywide. Integrated Non-Communicable Diseasses Intervention (CINDI) Programe. Accessed: august 18,2008.

12. Zaletel-Kragelj L. Pahor M. Bilban M. Identification of population groups at very high risk for frequent perception of stress in Slovenia.Croat Med J. 2007; 56: 153-161.

 

DYSPROMOTION OF MENTAL HEALTH

Musli Ferati, Edip Sheji, Shani Miftari, Department of Psychiatry, Clinical Hospital of Tetovo; Medical Centre, Strugë

ABSTRACT

In this paper, we are aimed to elaborate the principal deviations and obstructions, which have to deform and degenerate our Psychiatric Service, as integral part of Mental Health, during the last 20 years of democratic transition. It is clear that the main charge of one efficient and successful psychiatric service was to strike upon out of date psychiatrists who have not the probalities to realize the same intention. Meanwhile, the mission of psychiatrists is very complex and responsibility in boosting of consciousness on mental wellbeing to each person and into public opinion as well. They were struck especialy the deficient professional, intelectual and up to date humane exertions; as like the evident feebleness on formal education of our psychiatrist, Also we have to criticize the selection politic of leader staff into the public psychiatric Institutions. Afterwards we have unmasking the psychyatrists who tilling anticolleagial conceptions and views as well, which stigmatize the philanthropic psychiatric profession. In purpose of the promotion of vital mental health, we have give some practical suggestions on surpass that indecipherable condition in this important medical field.

Key words: The promotion of mental health, psychiatric service, psychosocial wellbeing, contemporary psychiatric education.

16. ATASHIMI, STILI PRINDEROR TEK PRINDËRIT E FËMIJËVE ME ANKTH TË MOSHËS 2-5 VJEÇ

Vjollca Berisha, Florim Gallopeni, Elisabetta Iberni, Pranvera Jetishi, Adelina Ahmeti, Mimoza Shahin

Atashimi i sigurt gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë është një faktor mbrojtës dhe burim i reziliencës për tu përballur me pengesat dhe problemet e zhvillimit (Hamilton, 2008). Fakti që sistemi i përkujdesjes në moshën e rritur është i lidhur me (dhe i ndikuar nga) organizimin e sistemit motivues të atashimit (Solomon, George, 2008).

Qëllimet kryesore të këtij hulumtimi, i cili është i përfshirë në një projekt më të gjerë të validimit të metodës diagnostike ACHENBACH, janë: a) eksplorimi i statusit mendor lidhur me përvojat e atashimit tek prindërit e fëmijëve të moshës 2-5 vjeçare e që janë me disrregullim emocional (rezultatet e larta tek ankthi); b) vlerësimi dhe matja e cilësisë së stilit prindëror ndaj fëmijëve; 3) përqëndrimi në lidhjen mes raporteve prindërore dhe fëmijëve që kanë rezultate të larta të ankthit të detektuara nga Achenbachu (vet-raportimi nga prindërit) dhe fëmijëve që kanë rezultate të ulëta të ankthit për të testuar nëse grupi i parë i prindërve kanë një gjendje të pasigurt të mendjes lidhur me përvojat e atashimit dhe si pasojë e kësaj mund të kenë më shumë probleme në detektimin dhe në të përgjigjen në mënyrë të ndjeshme ndaj nevojave të fëmijëve të tyre.

Metodologjia dhe procedura: Validimi i Achenbach 2-5 systemit (Achenbach, Rescorla, 2000) ka përfshirë një mostër N= 600 të fëmijëve të moshës 2-5. Në këtë hulumtim janë ekstraktuar 80 fëmijë: mostra e parë përbëhet prej 40 fëmijëve me rezultate të larta të ankthit kurse mostra e dytë përbëhet prej 40 fëmijëve me rezultate të ulëta në çrregullimin e ankthit. Prindërit janë kontaktuar nga Qendra e shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshentë dhe janë kërkuar që të marrin pjesë në hulumtim. Atashimi prindëror do të vlerësohet me AAI (George Kaplan, Main, 1985). Stili prindëror vlerësohet përmes Inventarit të Stilit Prindëror të Perceptuar (PPSI, Fink, 2009) dhe përmes observimeve të një seance të lojës së strukturuar me fëmijën.

Analizat e të dhënave do të bëhen me programin SPSS, duke përdorur analizat statistikore multivariale.

 

 

 

 

 

 

17. ÇRREGULLIMET E ANKTHIT TE FEMRAT

Ejona ZILJA, Spitali Psikiatrik “ Ali MIHALI” Vlorë, Vjollca Ramiqi, Klinika e Psikiatrisë, Prishtinë

Background: Çrregullimet e ankthit jane sëmundjet mendore më të zakonshme. Janë rreth dy herë me frekuente te femrat se te meshkujt, ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës së individit, dhe shkaktojnë një deterorim(keqësim) të përgjithshëm të shëndetit dhe mirëqënies. Kostoja ekonomike e çrregullimeve të ankthit vlerësohet rreth 47 bilion dollarë.

Femrat janë më të prirura se meshkujt për këto çrregullime sepse ndikojnë një sërë faktorësh biologjik, psikologjik dhe kulturor. Fatmirësisht çrregullimet e ankthit trajtohen mjaft mirë te shumica e këtyre të sëmurëve.

Qëllimi:Të tregojë pse çrregullimet e ankthit janë më të shpeshta te femrat.

Objektivat:

  1. Të analizohen faktorët që shkaktojnë çrregullimet e ankthit te femrat.
  2. Të identifikohen çrregullimet e ankthit që shfaqen më shpesh.
  3. Të demostrohet pse femrat janë rreth dy herë më të prirura se meshkujt për të shfaqur këto çrregullime.

Metoda: Materialet shkencore për përpunimin e këtij materiali janë përzgjedhur nga literatura e huaj, si ajo elektronike dhe tekstbook.

Konkluzione:

  1. Një sërë faktorësh biologjik, psikologjik dhe kulturor i bëjnë femrat rreth dy herë më të prirura për çrregullime ankthi se meshkujt.
  2. Periudha e menopauzës i ekspozon më shumë ato për të shfaqur këto çrregullime.
  3. Statistikat tregojnë se çrregullimet që femrat shfaqin më shpesh janë:

a)Çrregullimi i panikut,

b)Çrregullimi i ankthit të gjeneralizuar

d)Fobitë etj.

 

 

 

 

 

18. INTERVENIMI I BAZUAR NË ATASHIM ME PRINDRIT QË KANË FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

Elisabetta Iberni, Vjollca Berisha, Agata Gallo, Mimoza Shahini.

Problemet zhvillimore të natyrës kognitive, emocionale dhe biheviorale të fëmijëve me nevoja të veçanta shpesh herë anashkalojnë kapacitetet e fëmijës për të shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë nevojat e tij/të saj, sidomos kur është i shqetësuar, i lënduar apo i sëmurë. Kapacitetet e përkujdesjes dhe sensi adekuat i efikasitetit prindëror mund të mungojnë tek prindërit të cilit mund të ndjejnë ankth apo pafuqishmëri përpara fëmijëve të tyre të “vështirë” (Juffer F., 2004, 2004, 2005, 2006, 2007). Projekti hulumtues do të zhvillohet në kontekstin e aktivitetit klinik, i performuar për vlerësimin psikologjik dhe kognitiv të fëmijëve me nevoja të veçanta, në Qendrën e Shëndetit Mendor për Fëmijë dhe Adoleshentë në Universitetin e Prishtinës.

Metoda: Vlerësimi i 5 seancave kryhet tek e tërë familja, duke u fokusuar në interaksionin në mes të prindëreve dhe të fëmijëve, çiftit dhe në mes të motrave dhe vëllezërve, duke përdorur shkallët kualitative të observimit. Intervista e atashimit prindëror administrohet tek prindërit dhe është e lidhur me nivelin e observuar të sjelljes. Intervista mbi atashimin prindëror administrohet tek prindërit dhe është e lidhur me nivelin e observuar të sjelljes, në mes të çiftit dhe me fëmijët.

Vlerësimi ka për qëllim që të vlerësojë cilësinë e interaksionit në mes të fëmijës dhe kujdestarit, për të arritur elementet e përmirësimit të cilësisë së ndjeshmërisë të qenit në dispozicion të prindit ndaj fëmijës. Intervenimi do të fokusohet në burimet dhe fuqitë e prindërve për të promovuar prindërimin pozitiv (Juffer, Bakermans Kranenburg, Van Ijzendoorn, 2006).

Të dhënat përfundimtare do tëparaqiten në konferencë pasi hulumtimi është në vazhdim.

 

 

 

 

 

 

 


19. ANALIZA PSIKODINAMIKE E ANKTHIT NË ADULTËRINË E HERSHME

Vjollca Ramiqi – psikiatre

Abstrakti: Simptomatologjia në adultërinë e hershme, 47 raste, mosha 19 deri 32.

Qëllimi: Ankthi më i shprehur tek ata të cilët kishin nëna amvise apo të punësuara, rrethanat ambientale, analiza psikodinamike.

Metoda: Intervista me pacientin dhe familjarët, përqëndrimi në anamnezën personale, pyetsori GAF.

Skema: Ankthi

 

Mosha

Nr.rasteve

Nenat amvise

Nenat e punesuara

Konfliktet intrapsiqike

Konfliktet interpersonale

19-32

47

15

32

31

16

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shumica, simptome vegjetative sidomos ata të cilët kishin konflikte interpersonale me rrethin social .Vështersi në koncentrim dhe perceptim të ngjarjeve momentale –konflikte intrapsiqike.

Rezultatet: Treguan vështersi në ndërtimin e sjelljes me veten dhe botën përreth, bllokoheshin nga ndjenja të forta ankthi dhe frike. Mospërballimi ankthit në këto situata ishte rezultat ë paaftesise për të ndërmarrë dhe për të vazhduar në veprime praktike, prirje për të nenvleresuar kapacitetet e tyre si dhe heqje dorë nga planet për të ardhmen .

Gjenerimi ankthit si pasoje e mbizoterimit te EGOS nga dëshirat instikto-afektive si dhe konsumimi i tepruar i mekanizmit represive.

Ata të cilet kishin patur NP, në mënyrë të pavetëdijshme reagonin me frikë dhe sjellje regresive në krahasim me ata të cilët në fëmijëri shin nën përkujdesje të përhershme nga nënat amvise.

Kur nevojat e organizmit ngelin të paplotësuara bëjnë presion dhe shtypen nga ne, duke i mohuar dhe vonuar. Kur individi i mbyllë në tërësi nevojat e paplotësuara, humb aftësin për të patur energji. Nëse plotesimi i këtyre nevojave dhe dëshirave janë vështirë të realizueshme në të tashmen, atëhere kthehet në të kaluarën e nevojën e paplotësuar .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

20. NËNË E BIR NË GJENDJE ANKTHI. STUDIM RASTI ME QASJE SISTEMIKE, FAMILJARE DHE FILOZOFIKE.

Imri Demisai, psikiatër në Göteborg, Suedi.

Qëllimi kryesor i referimit të këtij rasti klinik është nxjerrja në pah e rëndësisë së integrimit të aspekteve psikiatrike me ato sistemike dhe fil-osofike, për trajtimin sa më të mire të pacientëve me gjendje ankthi. Përshkrimi i hollësishëm i rastit është një mënyrë shumë e përshtatshme e prezantimit të fenomeneve komplekse në një kontekst të caktuar. Teoria familjesistemike si dhe këshillat orientuese të bazuara në disa parime filozofike kishin efekt mobilizues kundrejt ankthit ngujues të pacientes në fjalë. Dialogu sistemik e mundësoi zbulimin e problemeve që shkaktonin rritjen e ankthit, dhe udhërrëfyes na u bënë mendimet e Epictetus e Schopenhauer. U bë e qartë se halli më i madh për pacienten ishte konflikti që ajo kishte me të birin, ankthi i të cilit ishte ngushtë i lidhur me ankthin e së ëmës dhe mungesën e të atit. Zbutja e konfliktit dhe lehtësimi gradual i ankthit mundësoi që pacientja të pajtohet me fatin, të dale nga roli i viktimës, ta lërë inatin, e më në fund ta lejojë njëmend të birin që pas dy dekadash të takohet me të atin. Ky referim i rastit ilustron një shembull të mire ku trajtimi i ankthit me terapi medikamentoze kombinohet me sukses me intervenime psikopedagogjike që reflektojnë aspekte jetësore të rëndësishme dhe përjetohen si të kuptueshme e shumë të natyrshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

21. ÇRREGULLIMET E ANKTHIT: TENDENCAT PËR RIKLASIFIKIMIN DIAGNOSTIK DHE NDRYSHIMET E PROPOZUARA NË MANUALIN E RI DIAGNOSTIK ; DSM 5.

Sadik H.Lala, Psikiatër, Klinika Mjekësore “Venis” Tiranë

Në këtë poster jepet një vështrim i përgjithshëm mbi të rejat diagnostike bazuar në grupet e punës për çrregullimet e ankthit nën dritën e aritjeve bashkëkohore që bazohen mbi të dhënat e reja të imazherisë , biologjisë molekulare dhe rezultateve të studimeve të avancuara gjenetike.

Bazuar në eksperiencën klinikë të deritanishme ekspertët kanë theksuar rëndësinë e elementit kulturor në diagnozstike si dhe rritjen e karakterit dimensional dhe jo vetem kategorik në simptomatologjinë e ankthit,në funksion të rritjes se shkallës së vlefshmërisë dhe besueshmërisë diagnostike .

Gjithashtu , në këtë Poster praktikisht konsensusin e ekspertëve të grupit të punës DSM5 mbi ndryshimet dhe riklasifikimet e propozuara si psh krijuim i spektrit OCD si kategori diagnostike më vete , heqja nga grupimi içregullimeve të ankthit I OCD –së etj

Literatura e përdorur në këtë poster – prezantim është bazuar në literaturën më bashkëkohore si : Research agenda for DSM5 , Psychiatric diagnosis : Challenge and Prospect 2009 dhe Oxford textbook of Psychopathology 2009, si dhe faqen zyrtare të APA-s.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

22. STRESI MJEDISOR DHE: PREZANTIMI I DISA STUDIMEVE

Briseida Andoni, Psikologe, Sherbimi i Psikiatrise, QSU “Nene Tereza”, Tirane.

Stresi mjedisor përfaqëson një fushë studimi me të cilën merret psikologjia mjedisore. Dimë që termi “stres” pavarësisht faktit që duke qenë një koncept I gjerë dhe jo lehtësisht I përkufizueshëm, merr në psikologji kuptimin e një përgjigjeje fiziologjike dhe psikike ndaj një stimuli “të keq”, të dëmshëm e të bezdisshëm, pra negativ për subjektin që e ndjen.

Qëllimi i këtij punimi është të analizojë marrëdhënien që ekziston mes subjektit dhe ambientit, duke patur parasysh që psikologjia mjedisore ka përcaktuar nën emërtimin e stresorëve mjedisorë faktorë të tillë si zhurma, trafiku, variabiliteti i temperaturës së jashtme, ndotja e ajrit dhe dyndja. Çështja që ngremë është në ç’përmasa dhe në çfarë kushtesh stresorët e sipërpërmendur ndikojnë tek subjekti duke prekur tek ta fiziologjinë, sjelljen, psikologjinë dhe aftësinë për tu përshtatur.

Për të realizuar këtë analizë është e nevojshme të merren në konsideratë njëra apo të gjitha burimet e efekteve fiziologjike dhe biokimike, performancat në detyra të ndryshme, sjelljet ndërpersonale si dhe shëndeti fizik e mendor. Tjetër objektiv me rëndësi është të shohim nëse kur ka një përshtatshmëri ndaj stresorëve, kjo përshtatshmëri sa lidhet me individualitetin e subjektit në menaxhimin e ankthit. Për këtë është e nevojshme efektet e përshtatshmërisë ndaj stresorëve të ndahen në kategori si me poshtë:

- efektet e lidhura me veprimtaritë e zakonta

- efektet e lidhura me përgjithësimin e strategjive të reagimeve (coping), që ndikojnë dhe në performancat e sjelljes ndërpersonale dhe tek rritja e asaj që quajmë “paaftësi e fituar”

- efektet që mund të përkufizohen si çrregullime fizike apo psikologjike

Do të merren në analizë kërkimet shkencore më të bujshme të kryera mbi ndërveprimet dhe ndryeshueshmërinë si pasojë indivi-ambient në 10 vjeçarin e fundit, si dhe një sërë tekstesh mbi psikologjinë mjedisore e stresin urban.

 

23. APLIKIMI I ECT-se BASHKEKOHORE NE SHQIPERI (PREZANTIM ME FOTO)

Sadik H.Lala, Psikiatër, Klinika Mjekësore “Venis” Tiranë.

Eksperienca klinike 2007-2010 ne trajtimin me ECT, indikacionet sekondare te ECT-se ne lidhje me crregullimet e ankthit.

 

 

 

24. ÇREGULLIMET ANXIOZO-DEPRESIVE DHE DEPRESIONI

Sheji E, Sheji A, Ferati M.

Çregullimi anxiozo-depresiv eshte nje nga cregullimet me te shpeshta ne praktiken psikijatrike.Sipas te dhenave me bashkohore keta cregullime perfshine afer 50% te dijagnozave psikijatrike.cregullime te ankthit te perzier kemi kur egzistojne simptome te ankthit dhe depresionit deri ne ate nivel derisa nuk i plotesojne kriteret qe te arsyetojne njeren ose tjetren dijagnoze. Prevalenca e ketyre cregullimeve eshte 8-15%,me tendence te ritjes se vazhdueshme.Ne punen e perditshme veshtire eshte te behet ndarja e simptomeve anksioze dhe depresionit duke pas parasysh faktin se shumica e simptomave jane te perbashketa.

Qellimi

Qellimi i ketij punimi eshte qe te vertetoj ndryshimet ne pasqyren klinike te cregullimeve anxiozo –depresive dhe depresionit,ecurine dhe prognozen.

Metodat dhe materiali

Ne hulumtim jane perfshire 34 pacient me cregullim anxiozo –depresiv (F41.2) dhe 30 pacient me epizod depresive (F32.0 ose F33.0).Qe te gjithe pacientet jane mjekuar ne ambulancen psikijatrike Spitali i pergjithshem Struge, ne periudhen prej vitit 2007 -2009.Jane perfshire paciente nga te dy gjinite te moshes 18-65 vjece.Intenziteti i simptomeve depresive eshte vlersuar me ndihmen e shkalles se Hamiltonit per vleresim te depresionit(HDRS),kurse simptomet anksioze jane vlersuar me shkallen e Beckut(Beck Anxiety Inventory).

Rezultatet

Ne te dy grupet e te semureve dominon gjinia femerore. Te semuret anksiozo-depresiv ishin me moshe me te re se ata depresiv. Te çregullimet anksiozo-depresive me theksuara ishin simtomet:anksioze, ndjenje e valeve te nxehta, pasiguri ne drejtpeshim, pengesa ne frymarje, mbytje, dridhje te duarve, frike, frike nga vdekja, maramendje, djersitje. Te pacientet depresiv me te theksuara ishin simptomet: ulje e disponimit (disponim depresiv), ndjenje e fajit, mendime suicidale, cregullim i gjumit, zvoglim i aktivitetit, retardim psikomotorik, cregullime seksuale, hipohondrijaza, hupje ne peshe. Epizodat anksiozo depresive ishin me te shpeshta ne krahasim me epizodat depresive.