Sondazhi

Mendimi juaj rreth drejtuesve te L.P.SH?
 


Powered by Data Solution LTD

Karakteristikat e fillimit të psikozave në një mostër në Repartin e Psikiatrisë në Prizren pdf Shtyp Email
nga L.P.SH   
E martë, 13 Mars 2012 14:58

 

Dr.Imet Poniku, psikiatër ; Dr.Selman Shehu, psikiatër,Dr.Samir Tafili, specializant i Psikiatrisë , Dr. Naim Fanaj, psikiatër. Reparti i Psikiatrisë, Spitali Regjional në Prizren ;2Njësia e SHMFA,QKMF në Prizren Prapavija. Studimet internacionale kanë gjetur një mesatare të kohëzgjatjes së psikozave të patrajtuara ndërmjet një dhe dy vjet. Periudha e zgjatur e psikozave të patrajtuara është e shoqëruar me përfundime afatgjata më të varfra për pacientët.

Qëllimet

Të mblidhen karakteristikat e fillimit të psikozave me theks të veçantë në manifestimet klinike të para të hetuara sipas pacientëve dhe familjarëve,moshën e fillimit, prezencën e hereditetit, kohën dhe personin e kontaktit të parë, kohën e kontaktit të psikiatrit.

Materialet dhe metodologjia

Është një studim retrospektiv. Pacientët (dhe familjarët e tyre) me diagnozë të Çrregullimit Psikotik të paraqitur për vizita ambulantore dhe të hospitalizuar në Repartin e Psikiatrisë në Spitalin Regjional të Prizrenit në periudhën 28.10.2010 e deri 05.08.2011, janë intervistuar bazuar në një pyetësor të strukturuar nga grupi i studimit. Të dhënat janë përpunuar me SPSS 14 dhe Microsoft Excel.

Rezultatet

Janë intervistuar 84 pacientë, kurse familjarët e tyre ka qenë e mundur të intervistohen në 69 raste. Sipas gjinisë 62 ishin meshkuj, 22 femra. Sipas vendbanimit 51 nga fshati, 33 nga qyteti. Mosha mesatare e tyre ka qenë 41,78. Nga ky grup kemi gjetur se mosha mesatare e fillimit sipas pacientëve dhe familjarëve të tyre ka qenë 28,07 ; kurse sipas gjinisë: për mashkujt 28,56; kurse për femrat  26,68.  Tek kontakti i parë nga pacienti nuk kemi gjetur ndonjë të dhënë sinjifkative sipas gjinisë dhe vendbanimit : 63 % së pari kanë kontaktuar mjekun; 35,7 % personat paramjekësor  etj. Vetëm në 8 raste ose 9,5 % i pari person i kontaktit ka qenë psikiatri. Në 54,8 % të rasteve kontakti ka qenë i menjëhershëm, 13,1 % pas një muaji etj. 9,5 % e kanë kontaktuar pas një e më shumë vitesh. 26,2 % e kanë kontaktuar psikiatrin pas një muaji, kurse 29,7 % pas një e më shumë vitesh.  Në 25 raste ose 29,8 % është konstatuar herediteti pozitiv. Si manifestime të para të vërejtura nga pacientët më të shpeshtat janë: pagjumësia (64), nervozë (24), shtrëngime në kokë e trup (17), ligështi (15), agresiviteti (14), frika (12), dridhje (10), të folurit pa lidhje (9) etj. Kurse sipas familjarëve më të shpeshtat janë: pagjumësia (51), agresiviteti (18), nervozë (15), shtrëngime në kokë e trup (15), frika (11), të folurit pa lidhje (9), shpërthimi në vaj (8) etj.

Konkluzionet

Mosha e fillimit është pak më e lartë se sa të dhënat e pranuara deri më tani në literaturë. Në përgjithësi nuk kemi një shmangie nga të dhënat ndërkombëtare për vonesën në kërkim të trajtimit. Shablloni  i manifestimeve klinike në shumicën e rasteve përshkohet nga prezenca e simptomave e shenjave jo fort karakteristike për psikoza, gjë që është e pranueshme edhe nga literatura.

Fjalët kyçe:fillimi i psikozave, shenjat e para, kontakti i parë.

 

 

Abstrakti 2.

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ÇRREGULLIMET PSIKOTIKE

 

Prof. Asc. Dr. Vuksan KOLA, Fakulteti i Mjekësisë, UT,

Shërbimi i Psikiatrisë, QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.

Dr. Izet ÇULLI, Neuropsikiatër,

Qendra Diagnostike “EGIAN”, Tiranë.

 

Prej shumë kohësh në termin “psikozë” janë përfshirë shumë përkufizime të ndryshme, të cilat asnjëherë nuk janë pranuar nga të gjithë. Psikoza është paaftësia për të dalluar realitetin nga fantazia, një vlerësim dhe gjykim objektiv i dëmtuar i botës së jashtme dhe krijimi i një realiteti të ri. Prandaj sjellja e të sëmurëve psikotikë është në kundërshtim të theksuar me normat shoqërore. Ata kanë çrregullime të formës dhe të përmbajtjes së të të menduarit.

Me kalimin e viteve koncepti “psikozë” ka pësuar ndryshime të shumta. Fillimisht, psikozë, konsiderohej prania në tablonë klinike e deluzioneve ose e halucinacioneve mbizotëruese, por kur pacientët nuk i kuptojnë halucinacionet si fenomene me natyrë psikopatologjike. Një përcaktim tjetër, më pak i kufizuar, e kushtëzon psikozën me ekzistencën e halucinacioneve mbizotëruese, të cilat kuptohen nga personat si përvoja halucinatore. Konceptim më i gjerë i psikozës është ai, që përfshin në klinikën e saj edhe simptomat e tjera pozitive të skizofrenisë, si të folurit e çorganizuar, sjellja shumë e çorganizuar ose katatonike. Në klasifikimet më të hershme të sëmundjeve mendore (DSM-II; ICD-9) termi “psikozë” kushtëzohej me dëmtimin funksional dhe me rënien e theksuar të aftësive për të kryer nevojat jetësore. Më vonë ky term u konceptua si humbje e kufijve të egos ose si dëmtim i theksuar i vlerësimit dhe gjykimit të realitetit të jashtëm, pra, i testimit të realitetit ose i vlerësimit dhe gjykimit objektiv të botës së jashtme. Pacientët, që e kanë të dëmtuar testimin e realitetit, nuk janë në gjendje të dallojnë atë që është reale nga ajo që nuk është reale; nuk mund të diferencojnë idetë dhe përvojat subjektive nga faktet objektive të realitetit të jashtëm. Humbja e aftësisë për të njohur botën e jashtme është një aspekt mjaft i rëndësishëm i çrregullimeve psikotike, madje personat që mund të korrigjojnë perceptimin e gabuar të realitetit, nuk konsiderohen të sëmurë psikotikë.

Termi “çrregullim mendor” (pra, edhe “çrregullim psikotik”) ka filluar të përdoret vitet e fundit. Shumë kohë më parë, në vend të tij shfrytëzohej emërtimi “sëmundje mendore ose psikike”, mbasi nuk i dihet shkaku dhe përcaktimi i kufirit midis normës e patologjisë psikike është shumë i vështirë. Pra, çrregullimet mendore nuk plotësojnë krejtësisht konceptin “sëmundje”, që të quhen kështu. Sipas DSM-IV-ës, “çrregullimi mendor” konceptohet si një sindromë ose model sjelljeje apo psikologjik i një njeriu, që shoqërohet me vuajtje ose me paaftësi (p.sh., dëmtim në një ose në disa fusha funksionimi) ose me rrezik shumë të rritur për vuajtjen e vdekjes, të dhimbjes, të paaftësisë ose të humbjes së rëndësishme të lirisë. Kështu, edhe termi ”çrregullim psikotik” zëvendësoi termin “psikozë”. Çrregullimet psikotike, në bazë të DSM-IV-ës, karakterizohen nga prania e simptomave psikotike, por si tipare përcaktuese të patologjisë psikike. Fenomene psikotike mund të ndeshen edhe në demencën Alzheimer, në çrregullimet afektive, në delirium etj., por ato nuk janë veçori përcaktuese, prandaj nuk dignostikohen si çrregullime psikotike.

Qëllimi i këtij studimi teorik është të japë njohuri shkencore të sakta dhe bashkëkohore mbi çrregullimet e ndryshme psikotike, duke ditur se ato janë mjaft të shpeshta në popullsinë e përgjithshme dhe se shkaktojnë pasoja të rënda në shëndetin mendor të njerëzve, madje shpesh ato përbëjnë rrezik jo vetëm  për vetë pacientët, por edhe për mjedisin rrethues.

Metodologjia. Për realizimin e studimit u analizuan me shumë hollësi të dhënat e literaturës psikiatrike mbi çrregullimet psikotike, duke synuar në nxjerrjen e të dhënave të plota e të sakta që qartësojnë, në radhë të parë, termin “çrregullim psikotik” e pastaj edhe llojet e ndryshme të psikozave. Kjo do të kontribuojë shumë në diagnostikimin e saktë të tyre, mbi bazën e një konceptimi sa më shkencor dhe në bërjen e një diagnoze diferenciale me kompetencë të lartë dhe do t’i hapë rrugë trajtimit sa më të  efektshëm të pacientëve psikotikë.

Nxjerrja e përfundimeve të studimit u mbështet mbi arritjet e sotme të psikiatrisë botërore dhe shpresojmë se do të kontribuojë në mjekimin me kompetencë sa më të lartë profesionale të pacientëve që vuajnë nga çrregullimet psikotike në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni.

 

Abstrakti 3

Kognicioni dhe skizofrenia: roli I vlerësimit të funksionimit kognitiv për diagnostikim dhe  trajtim

 

Dr.Nazmie Ibishi-Musliu-Psikiatre, Doc.Dr.Zylfije Hundozi-Neuropsikiatre

Dr.Valbona Blakaj-specializante Psikiatrise

QKUK-Klinika e Psikiatrisë dhe Neurologjisë

 

Problemet kognitive me vite janë konsideruar si thelbi I skizofrenisë mirëpo vetëm vitet e fundit konsiderohet për tablo klinike të mundshme diagnostike të sëmundjes apo edhe qëllim I trajtimit.Shumica e pacientëve me skizofreni demostrojnë një deficit kognitiv.Deficiti kognitiv paraqitet më I pavarur në raport me simptomet tjera klinike tipike për skizofreni për dallim nga crregullimet afektive.

Viteve të fundit janë qartësuar disa aspekte të dëmtimeve neurokognitive te skizofrenia  që në mënyrë permanente janë gjetur te skizofrenia dhe që mundet të ketë implikime prognostike dhe trajtuese për praktikën klinike.

Shumë klinicistë e kanë konsideruar skizofreninë si formë e crregullimit neurokognitiv, dhe si rregull pacientët me skizofreni performojnë mesatarisht 1,5 deri në 2 devijime standarde nën subjektin kontrollë të shëndoshë në të gjitha testet neurokognitive.Ky dëmtim është më I theksuar në sferën e memories , vëmendjes , memories punuese, zgjidhjes së problemeve , shpejtësisë së procesimit të informatave dhe kognicionit social.

Disfunksioni kognitiv nuk është I lidhur me simptomet tjera psikotike deluzionet ,halucinacionet apo paranojën.Në një studim të bërë nga CATIE është vlerësuar funksionimi kognitiv dhe simptomet tjera psikotike në fillim të studimit para trajtimit random dhe në asnjë aspect funksionimi kognitiv nuk ka qenë në korelacion significant me deluzionet dhe halucinacionet përkundër mostrës prej 1300 pacientëve.

Përkundër kësaj Imazheria funksionale e Rezonancës magnetike(FMRI) , Tomografia e emitimit të pozitroneve (PET),Elektroencefalografia (EEG)dhe studimet e Imazherisë strukturale të Rezonancës magnetike (MRI) të gjitha tregojnë për ndërlidhje mes matjeve neuroanatomike dhe deficitit kognitiv te skizofrenia.Këto ndërlidhje janë më të forta në regjionin frontal, korteksin temporal dhe hipokampus andaj skizofrenia po konsiderohet  si sëmundje e neurozhvillimit.

Një ndër aspektet më relevante dhe konsistente të kognicionit te skizofrenia është edhe ndërlidhja e tij me sjelljen dhe funksionimin social sikurse janë vështirësitë e funksionimit në komunitet , vështirësite në shkathtësitë e zgjidhjes së problemit , sukses I redukuar në programet rehabilituese psikosociale dhe paaftësi që të punojë.

Sfidat për të ardhmen:

-vlerësimi klinik I funksionimit kognitiv te skizofrenia dhe propozimi për plotësim të kritereve diagnostike në DSM-V .

-trajtimi I deficitit kognitiv ,  metoda më përfituese për pacientin.

 

Abstrakti 4

Metodat Jofarmakologjike Per Rritjen E Bashkepunimit Terapeutik Me Te Semuret Me Crregullime Psikotike

Gjergji Sinani1 1Asistent, Departamenti i Psikiatrise, Fakulteti i Mjeksise, Universiteti Marmara, Stamboll, Turqi.

Abstrakt:

Ne te gjitha semundjet kronike, moszbatimi i planit te kures eshte nje problem me i thelle nga ç’mund te verehet. Midis te semureve ky fenomen arrin shifrat deri ne 60%. Madje edhe tek klinicjenet, te cilet jane me ne dijeni rreth semundjeve, nuk verehet ndryshim ne krahasim me popullaten ne pergjithesi persa i perket qendrimit ndaj moszbatimit te planit te kures. 50-80% e te semureve me crregullime psikotike dhe me crregullim bipolar nuk besojne se jane te semure dhe per rrjedhoje kundershtojne te perdorin ilacet. Sidomos tek te semuret e ketyre dy kategorive, nese nuk zbatohet rregullisht plani i kurimit, verehen rritje ne relapse, shtrime ne spital,  kohezgjatje te qendrimit ne spital, rrezikshmeri te vetvrasjeve dhe ulje e mundesise per tu sheruar. Krahas ketyre, keta te semure hasin probleme ne marredhenje me njerezit, humbje te aftesive per te punuar, perdorim te lendeve narkotike dhe alkolit etj. Prandaj fiton nje rendesi te madhe rritja e bashkepunimit midis mjekut dhe te semurit. Metodat kyçe dhe kryesore per te rritur bashkepunimin midis mjekut dhe te semurit me crregullime psikotike jane metodat jofarmakologjike si Teknika te Vizitave Motivuese (LEAP), Terapia Kognitive dhe e Sjelljes (Cognitive Behavioral Therapy – CBT), Psikoedukimi, dhe Terapia İnterpersonale dhe e Ritmit Socjal (ISRT).

Ne kete prezantim kam per qellim te shpjegoj ne thelb rreth metodave jofarmakologjike te cilat sherbejne dhe jane te domosdoshme per rritjen e marredhenjes dhe bashkepunimit terapeutik midis mjekut dhe te semurit me crregullime psikotike.

 

 

Abstrakti 5

NEUROPLASTICITETI DHE ÇRREGULLIMET DEPRESIVE

Dr. Shk. Irma Bekteshi (Dilaveri)

Fakulteti i Mjeksise, UT

Sherbimi Psikiatrise, QSU “Nene Tereza”, Tirane

Ejona Zilja, psikiatre    Spitali psikiatrik, Vlore

Ermira Shkupi  , psikiatre Institui Egzekutimit Vendimeve Penale, Durres

Marinala Kulla, specializante Sherbimi Psikiatrise, QSU “Nene Tereza”, Tirane

 

Proçeset neurobiollogjike preçize qe perfshihen ne depresion nuk jane te qarta, por dihet qe faktore te shumte nderhyjne ne te, perfshire ketu ndryshimet ne sistemin neurotransmetues, si dhe ne plasticitetin ne tru.

Ne terma te pergjithshme neuroplasticiteti mund te perkufizohet si bashkesi e mekanizmave me te cilat truri adaptohet si nga pikpamja strukturore, ashtu edhe funksionale ndaj stimujve te mjedisit. Neuroplasticiteti qe eshte shprehja me e mire e adaptimit te trurit ndaj mjedisit qe e rrethon eshte demostruar si nje fenomen i rendesishem ne depresion.

Dihet qe prevalence e çrregullimeve depresive eshte e larte dhe vazhdimisht ne rritje, dhe kjo nenkupton qe faktoret gjenetike dhe ato ambientale nderveprojne per te nxitur kete vulnerabilitet te rritur ndaj depresionit.

Neuroplasticiteti perfshine disa proçese dhe udheheq rezultate te ndryshme sipas nivelit te observimit.

Ndersa ne hipotezat e hershme te patfiziollogjise se çrregullimeve depressive akuzoheshin perqendrimet aberante intrasinaptike te neurotransmetuesve kryesor (si serotonine e norepinefrine), se fundi thuhet po ne menyre hipotetike se depresioni nuk eshte i lidhur vetem me disfunksionin e sistemeve neurotransmetues, pra nje imbalance kimikale e tyre, por mund te jete e lidhur edhe me perkeqesimin e plasticitetit neuronal.

Keto hipoteza bazohen ne studime imazherike dhe kane treguar ndryshime selective strukturore ne nivelin e qarkut limbik dhe atij jo limbik ne trurin e pacienteve depresive.

Studimet postmortum dhe ato morfometrike jane duke hetuar ndryshime te mundshme te struktures se trurit ne çrregullimet e humorit, dhe ka te dhena nga burime te ndryshme qe tregojne ulje te konsiderueshme te vellimit CNS ne disa zona dhe pakesim te densiteve gliale e neuronale ne struktura selektive te trurit, duke mbeshtetur idene qe çrregullimi depresiv mund te jete i lidhur me perkeqesimin e plasticitetit neuronal.

Ideja qe te dyja se bashku dhe qelizat neuronale dhe ato gliale jane te perfshira ne patfiziollogjine e çrregullimeve depresive parashikojne mundesi te reja dhe stimulojne tendencen drejt zhvillimit te strategjive te reja ne trajtimin e çrregullimit depresiv.

Rezultatet nga studimet e fundit klinike dhe paraklinike qe investigojne target molekulare dhe qelizore te antidepresiveve, sugjerojne per nje rikonceptim rreth patfiziollogjise dhe trajtimit afat gjate te çrregullimeve depresive.

Neuroplasticiteti nuk mund te ngaterrohet me neurogenezen qe eshte gjenerim i qelizave te reja nervore.

Faktore te ndryshem perfshire ato psikollogjike, ambientale, traumatike, genetike, apo semundje somatike jane njohur si faktore qe ndikojne ne çfaqjen e depresionit, i cili çon ne ndryshime morfollogjike dhe funksionale ne tru.

Rruget neurotransmetive e neuroindokrine qe mund te ndermjetsojne ne pergjigjet adaptive ndaj stersit, perfshijne boshtin HPA (hipotalamo-pituitar adrenal), sistemin e glutamatit dhe hormonin e rritjes, i tille si BDNF (brain derived neurotrophic factor).

Ne rregjonet e trurit perkeqesimi i plasticitetit dhe ndryshimet strukturale konkomitante ne çrregullimet depresive perfshijne hipokampus, amigdalia dhe korteksin prefrontal.

Jane vene re ndryshime ne keto fusha si reduktim i volumit, reduktim i mases neuronale dhe I densiteve gliale, reduktim te neurogenezes, rritje te volumit te amigdalias, ndryshime te sasise se gjakut cerebral dhe te metabolizmit te glukozes ne te.

Thuhet se alteracionet ne keto rregjone te trurit prekin emocionet, humorin, memorjen, funksionet kongnitive, keshtu qe mundesohet çfaqja e simptomave karakteristike te depresionit.

Ndryshimet ne neuroplasticitet jane potencialisht reversibile, madje edhe ne paciente me atrofi te vertetuar.

Qellimi i ketij referati teorik eshte te hedhe drite mbi neuroplasticitetin si nje e dhene e re ne patfiziollogjine e çrregullimit depresiv.

Metodollogjia konsiston ne shfrytezimin e literatures bashkohore psikiatrike.

Perfundimi:

Te dhenat e reja mbi patfiziollogjine e çrregullimit depresiv i hapin rruge strategjive te reja te mjekimit me antidepresive qe kane si target me direkt molekulat e perfshira ne mbijetesen kritike te  qelizave te CNS dhe rruget e vdekura qelizore, duke patur potencialin per te permiresuar neuroplasticitetin, e per rrjedhoje te permiresoje dekursin afatgjate te çrregullimit depresiv.

 

Abstrakti 6

Antipsikotikёt atipikё nё  Crregullimin Bipolar II

Anila Hashorva, Anila Dyrma; Shёrbimi I Psikiatrisё, Q.S.U.”Nёnё Tereza”, Tiranё

Ilir Mici, Valentina Qemalla; Qёndra Komunitare e Shёndetit Mendor, Tiranё

Parathёnie     Crregullimet Bipolare janё tё zakonshme, kondicione tё ashpra dhe afat-gjatё. OBSH raportoi  nё 2001 se Crregullimi Bipolar  ёshtё shkaku I 6-tё I “vite jetё tё jetuara me njё sёmundje” mes adultёve tё rinj. Antipsikotikёt Atipikё janё vendosur si njё trajtim I rёndёsishёm I Skizofrenisё, por kohёt e fundit njё numёr I madh  indikimesh provojnё njё obsion terapeutik pёr Crregullimin Bipolar si njё mundёsi dyfishe alternativё dhe trajtim suplementar tё stabilizuesve tradicionalё tё humorit (Vieta and Goikolea 2005’ Brek dhe Dodd, 2005).Ndёrsa ata kanё qёnё tё zakonshёm dhe tё vlerёsuar si trajtues pёr maninё, gjenden evidence gjithmonё nё rritje tё efikasitetit dhe sigurisё nё trajtimin e Crregullimeve Bipoare si dhe si njё trajtim mbajtёs pёr Depresionin Bipolar.

Sasia e madhe e antipsikotikёve atipikё ka sjellё njё shanc tё rёndёsishёm  nё manaxhimin e Bipolarёve.

Sё pari, metodologjia shumё rigoroze ka zhvilluar studime rreth efikasitetit tё tyre dhe sigurisё sё trajtimit pёr faza tё ndryshme tё Bipolaritetit.

Sё dyti, pёrdorimi afatshkurtёr dhe afatgjatё I atipikёve nё pacientёt me skizofreni kanё treguar  se ata janё  njё obsion I sigurt sesa antipsikotikёt tipikё.

Sё treti, ёshtё sugjeruar se antipsikotikёt atipikё, nё sajёtё plasticitetit neuronal molecular detreminus,  mund tё japin proces tё pёrgjigjeve terapeutike mё tё shpejta nё trajtimine crregullimeve afektive.  (Vieta, 2003).

Sё katёrti, disa antipsikotikёt atipikё mund tё kenё efekte direkte pёr stabilizimin e humorit (Yathman et al, 2005).

 

Kjo temё ka pёr qёllim tё  pёrshkruajё:

(1) Karakteristikat speciale tё crregulimit Bipolar II, (2)Pёrdorimi I Antipsikotikёve Atipikё (AA) nё trajtimin e Bipolar II nё mёnyrё tё detajuar pёrdorimin e Quatiapinёs, Risperidonit, Olanzapinёs dhe Antipsikotikё Atipikё tё tjerё –indikacionet, kundёrindikacionet dhe situatat e vecanta.

Konkluzione:  Antipsikotikёt atipikё ofrojnё njё mundёsi pёr manaxhimin e Crregullimit Bipolar, megjithse studimet relevante  mbёshtesin mё tepёr Bipolar I. Sudimet e antipsikotikёve atipikё nё mani  janё raportar vazhdimisht me rezultate pozitive, si dhe studimet nё depresionin bipolar kanё qёnё mjaft pozitive, kjo pёr shkak tё profilit dhe receptorёve tё tyre aktivё (Brugue & Vitea et al, 2009). Megjithatё, Bipolar II ka disa karakteristika specifike qё e bёjnё tё nevojshёm studimet tё bёra specifiksht pёr kёtё subtip, vecanёrisht kur depresioni bipolar ёshtё praktikisht I zakonshёm tek kёta pacientё.

 

Abstrakti 7

FILLIMI I HERSHËM I PSIKOZAVE: NJË PARADIGMË E RE NË SHËNDETIN MENDOR

Dr. Naim Fanaj, psikiatër, Dr. Shqipe Alishani-Gorani, spec.psikiatrisë

Prapavija

Skizofrenia fëmijërore dhe ajo me fillim në adoleshencë kanë përfundime më të këqija se sa psikozat me fillim në adoleshencë dhe në moshë të rritur.Në hulumtimet për skizofreninë kemi një fokus kyç në identifikimin e individëve në fazën pre-psikotike të sëmundjes. Është paradoks se përkundër asaj se janë format më të rënda të çrregullimit shërbimet për ta  ende janë joadekuate dhe të pakoordinuara.

Qëllimet

Prezantimi i paradigmës së re mbi çrregullimet psikotike me fillim të hershëm përmes vinjetave praktike nga përvoja vendore klinike dhe studimeve/rekomandimeve bashkëkohore nga literatura botërore me synim për të nisur përvijimin e intervenimeve të mundshme herake në vendet tona.

Materialet dhe metodologjia

Është shqyrtuar literatura bashkëhore botërore lidhur me problematikën (shih referencat) si dhe janë analizuar retrospektivisht rastet me çrregullim psikotik të trajtuara në Njësinë e Shëndetit Mendor për Fëmijë dhe Adoleshent në Prizren. Nga këto raste janë zgjedhur dhjetë vinjeta klinike reprezentuese.

Rezultatet

Numri i rasteve të diagnostikuar dhe trajtuar në NjShMFA në vitet 2001-2008 është i vogël, vetëm 1,75 % e të gjitha rasteve. Tabllot klinike të rasteve tona si edhe literatura tregojnë për një periudhë prepsikotike me shenja jo edhe aq specifike , sa që as kriteret e vendosura nga autorë të ndryshëm për persona dhe gjendje “ultra rrezik të lartë” nuk kanë një pajtim të plotë dhe shpesh janë jokonkluzive. Përkundër përfundimeve më të këqija të psikozave me fillim të hershëm ende nuk ka një qasje komplete të hershme në shumicën e shërbimeve të shëndetit mendor në botë. Ka disa modele të rekomanduara për tu ballafaquar me këtë çështje në përputhje me paradigmën dominante.

Konkluzionet

Në vendin tonë nuk njihet ndonjë qasje ose përkushtim i veçantë në ndonjë dokument strategjik ose shërbim të shëndetit mendor ekzistues për psikozat me fillim të hershëm; kjo duhet të bëhet në të ardhmen e afërt duke qenë si një ndër prioritet e strategjive zhvillimore.

 

Fjalët kyçe: psikozat me fillim të hershëm,intervenimet e hershme .

 

Abstrakti 8

Efektet e trajtimit të klientëve me  metoda  jobiologjike në QSHM- Gjakovë

Dr. Ajet Bunjaku, Dr. Mahmud Lila, Dr. Ismet Bardhoshi, Dr. Ilir Grezda

 

Me themelimin e grupit të punës për shëndet mendor në vitin 2001, me rekomandimet dhe mbështetjen nga OBSH filluan reformat në shërbimet e shëndetit mendor ne Kosovë. Filloi trajtimi i klientëve bazuar në komunitet, trajtimi i rasteve më të rënda psikiatrike- ato të çrregullimeve psikotike me metoda të tjera, duke e fuqizuar individin, familjen dhe të tjerët. Në fillim të vitit 2002 filloi si projekt provues (pilot) Qëndra e Shëndetit Mendor në Gjakovë, me trajtimin e klientëve në shtëpi, përmes organizimit të vizitave shtëpiake, qëndrimeve ditore të klientëve në Qendër me metoda tjera të trajtimit: terapi okupuese, art terapi, muziko terapi, dancing terapi, biblio terapi, terapi në grup etj. Më vonë, po atë vit filloi edhe faza e dytë, përkatësisht hapja e Shtëpisë së parë për Integrim në Bashkësi me kapacitet 10 shtretër për dhjetë klientë rezident.

Në fiilim, e gjithë kjo qe parë me një skepticizëm. Ka pasur edhe refuzime prej disa kolegëve me pretendimin se vetëm me terapi biologjike mund të arrihet përmirësimi i gjendjes së shëndetit mendor të kësaj kategorie të klientëve, por praktika 10 vjeqare në këto shërbime e ka demantuar këtë drojë dhe skepticizëm duke parë se kjo qasje e re në trajtimin e tyre ka dhënë dhe vazhdon të japë rezultate konkrete. Fillimi i psikoedukimit  shumëfamiljar, aplikimi i teknikave relaksuese mendje-trup, art-terapisë, muziko-terapisë, ergo-terapisë, ekskurzioneve me klientë dhe aktiviteteve tjera ka zvogëluar në masë të madhe rehospitalizimet e klientëve si dhe relapset e sëmundjeve të tyre. Poashtu, bashkëpunimi në linjën profesionale në mes të Repartit Psikiatrik, QSHM-së dhe SHIB-së, e cila është zbatuar në plotëni në Gjakovë, shënoi rënjen e numrit të hospitalizimeve të rasteve të njohura për rrethin ku jetonin dhe trajtoheshin, ndikoi në zvogëlimin e stigmës, kyçjen e familjes në rrethin e këtij trajtimi, organizimi i seancave të psikoedukimit dha rezultatet e veta shumë pozitive, u shënuan suksese simbolike në resocializimin dhe reintegrimin e klientëve në shoqëri dhe filloj deinstituconalizimi i Institutit Special në Shtimje me tërheqjen e disa prej rasteve nga aty në SHIB etj.

Punimi ka për synim analizën e numrit të hospitalizimeve të rasteve të cilat janë aktiv në QSHM dhe SHIB, para dhe pas hapjes së tyre në Gjakovë. Në studim janë perfhirë  gjithsej 27 klientë, është analizuar pjesëmarrja  e tyre në të gjitha aktivitetet terapeutike në QSHM dhe është bërë komperacioni dhe analiza e tyre.

Kemi shfrytëzuar të dhënat arkivore të Spitalit Rajonal “Isa Gezda” në Gjakovë si dhe të dhënat arkivore nga QSHM dhe SHIB në Gjakovë.

 

Fjalet kyqe: QSHM, SHIB, Familja

 

 

 

 

Abstrakti 9

Perceptimi i stigmes dhe diskriminimit  nga individet e diagnostifikuar  me skizofreni.

Obertinca B., Gashi D., Pronaj A, Shahini M.

 

Hyrje Peceptimi i self stigmes ka te beje me internalizimin e stigmes se publikut dhe luan nje rol te rendesishem ne perdorimin e sherbimeve nga individet qe vuajne nga skizofrenia. Shkalla e larte e vet perceptimi te stigmes duket te jete nje faktore rreziku per hospitalizimin e te semureve me skizofreni dhe aderences ne mjekim .

Methodologjia dhe rezultatet. Ky hulumtim eshte bere ne 120 paciente nga qendra komunitare e Prishtines, Prizrenit dhe Gjilanit. Individed kane qene te diagnostifikuar nga psikiatri me diagnozen e skizofrenise. Pyetsori me te dhenat sociodemografike eshte formuluar nga grupi hulumtues. Per matjen e self stigmas eshte perdorur pyetsori Internalizimi I stigmas ne te semuret mendore.  Pyetsori ka pese nen shkalle, vet-tjetersimi, qendrime stereotipike, experience diskriminuese, terheqja sociale dhe rezistence ndaj stigmas;  te cilet jane vleresuar me shkallen e Likertit.  Pyetsori I dyte ka qene I lidhur me perceptimin e devalvimit dhe diskriminimit. Ky pyetsore eshte plotesuar nga familjaret qe kane persona me skizofreni. Pyetsoret jane autorizuar nga MecGill University Kanada. Te dhenat e mbledhura do te punohen me SPSS 17. pershkrimi i rezultateve perfshine te dhena deskriptive, kross table per te dhenat nominale dhe ANOVA dhe T test per mesataret. Korrelacioni i Pearsonit do te perdoret per marredhenien mes shkalleve.

Perfundimi: ky studim sjell evidenca mbi perceptimin e stigmes nga te semuret me skizofreni dhe jep rekomandime se si duhet te luftohet ajo.

 

 

 

 

Abstrakti 10

Deficiti neuro-kognitiv dhe social në fëmijet me prindër që vuajnë nga skizofrenia.

Sadiku V., Blyta A., Ahmeti A., Shahini M.

 

Hyrje: Gjatë dekadës së fundit, prevalenca e lartë e skizofrenisë te fëmijët e prindërve me skizofreni, ka ngritur interesim të jashtëzakonshëm në hulumtimin e deficitit të mundshëm neurokognitiv dhe atij social tek fëmijët, si faktorë predikues në shfaqjen e sëmundjes.

Qëllimi i këtij studimi është të rikonfirmojë nëse fëmijët e prindërve të diagnostikuar me skizofreni, kanë ngecje në zhvillimin neurokognitiv apo atë social.

Metodologjia dhe rezultatet: Pjesëmarrësit e këtij studimi janë tridhjetë fëmijë, me grupmosha nga shtatë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeq, dhjetë prej të cilëve janë fëmijë të prindërve të diagnostikuar me skizofreni, dhjetë nga reparti i neurologjisë si dhe dhjetë fëmijë nga komuniteti. Takimi me pjesëmarrësit si dhe administrimi i testeve është bërë në Klinikën Psikiatrike të Fëmijëve dhe Adoleshentëve dhe Kliniken e Neurologjisë.

Instrumentet;. Për të bërë vlerësimin e zhvillimit neurokognitiv, është përdorur UNIT-I, test non-verbal, i standardizuar i inteligjencës i cili në mënyrë të saktë bën matjen e funksioneve neuro-kognitive duke u mbështetur në pesë sfera kryesore: herësin e memorjes, rezonimit, simbolikës, jo-simbolikës, dhe duke dhënë përfundimisht koeficientin e inteligjencës (IQ) së pjesëmarrësit. Shkalla e vetërapotimit CBCL (Child Behavior Checklist) është përdorur për të matur deficitin social të pjesëmarrësve.

Të dhënat e mbledhura, do të analizohen përmes SPSS (Statistical Package for Social Sciences), versioni 17. Analizat e të dhënave janë në procesin e përpurnimit.

Perfundim:Ky studim ofron te dhëna mbi mundësinë e identifikimit të markerëve të hershëm neuro-kognitiv që mund të kenë ndikim në procesin e përshtatjes së fëmijëve me prindër skizofren.

 

 

Abstrakti 11

Rritje e numrit të psikozave midis grupeve të emigrantëve: A është migrimi një faktor rreziku për psikozat?

Elga SPAHO[1], Valbona ALIKAJ1,[2], Anila HASHORVA1, Valmira SKENDI1, Anastas SULI1

 

Hyrje.  Migrimi është një proces i ndryshimit social nëpërmjet të cilit një individ lëviz nga një mjedis kulturor i caktuar te një tjetër, me qëllimet e stabilizmit të përhershëm ose për një periudhë të zgjatur kohore. Procesi është në mënyrë të paevitueshmë stresant dhe stresi mund të jetë shkak i një sëmundje mendore.

Qëllimi. Përmbledhje e të dhënave të studimeve të ndryshme të cilat merren me migrimin si një faktor rreziku për zhvillimin e psikozave të ndryshme.

Metoda. Kërkim në MEDLINE të artikujve shkencorë (të shkruar në gjuhën angleze) të cilët studjojnë incidencën e sëmundjeve mendore në popullatat e ndryshme migruese, midis viteve 1990 deri 2010.

Rezultatet. Rreziku relativ i mesatar i shfaqjes së skizofrenisë dhe psikozave të tjera midis migrantëve të brezit të parë ishte 2.7 (95% interval i konfidencës [CI]=2.3-3.2). Analizat statistikore të kryera midis studimeve që kanë të bëjnë me migrantët e brezit të parë dhe të dytë, dhe studimeve që nuk bëjnë dallime midis brezave, rezultojnë në një rrezik relativ prej 2.9 (95% CI=2.5-3.4) të zhvillimit të sëmundjes.

Konkluzionet. Procesi i migrimit dhe përshtatjet kulturore dhe sociale luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor të individit. Një histori personale apo familjare migrimi, është një faktor i rëndësishëm rreziku për të zhvilluar sizofreninë dhe psikozat e tjera.

 

 

 

 

 

Abstrakti 12

Shpresat dhe sfidat e ndërhyrjes së hershme për crregullimet psikotike

Valbona ALIKAJ[3],[4], Brikena ALLKOJA1, Valmira SKENDI1, Alma HASALAMI1, Esmeralda BREGU1

 

 

Interesi në rritje për të kuptuar dhe trajtuar fazën e hershme të crregullimeve psikotike, vecanërisht të skizofrenisë, ka sjellë një ndjenjë optimizmi drejt ndryshimit të ecurisë së këtyre crregullimeve.

Qëllimi. Përmbledhje e studimeve mw të fundit rreth psikozave tw hershme dhe ndwrhyrjeve.

Rezultatet. McGorry e bashkëpunëtorë nënvizojnë si aspektet e shumta të progresit të arritur, ashtu edhe disa prej sfidave për të cuar më tej aplikimin e një modeli të ri më të gjerë të kujdesit parandalues, të bazuar në një model hierarkik të të kuptuarit të crregullimeve mendore.

Tashmë është bërë një progres shumë i madh që nga koha e studimeve të para rreth episodit të parë të skizofrenisë. Një progres i tillë është zgjeruar përtej të arsyetuarit të efekteve të vonesës në trajtim, drejt një arsyetimi shumë më të rëndësishëm rreth neurobiologjisë dhe ecurisë gjatë fazës së hershme të crregullimeve psikotike. Ka qenë vecanërisht e dukshme që, ndërkohë që ka lulëzuar studimi i fenomenologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë konjitive të episodit të parë të psikozës, ka patur edhe një zhvillim paralel dhe të shtuar të shërbimeve të specializuara në trajtimin e fazave të hershme të sëmundjes.

Konkluzionet. Ndërhyrja e hershme përfaqëson një projekt jetësor dhe sfidues i cili duhet të merret parasysh nga adoptuesit e e hershëm  në psikiatrinë globale

Abstrakti 13

Psychosocial functioning as quality of life at patients with schizophrenia in daily hospital environment

 

Ass.Dr.S.Arsova Hagji-Angelkovska1, Prof.Dr.V.Gerazova-Pejovska1, Ass.Dr.K.Haxhihamza1

 

1University psychiatric clinic, Skopje,Macedonia

 

Aim of the paper: to monitor psychosocial functioning in patients with schizophrenic disorder after day hospital treatment.

Material and methods: the investigation included 180 subjects divided in two groups of 90 patients each, with dg. F20 in a 2-year period diagnosed according to MKD 10 criteria. Patients from the first group received ambulatory care whereas those from the second group had a 3-month day hospital treatment. Patients were of different age and gender, receiving regular antipsychotic therapy. They were included in individual and group psychosocial therapeutic procedures during the day hospital treatment. The investigation utilized the following diagnostic instruments: standardized clinical interview, Hamilton Rating Scale for Depression (HAMD), Positive and Negative Syndrome Scale (PANSS) (for assessment of negative and positive schizophrenic symptomatology) and Personal and Social Performance Scale (Morosini, Magliano et al. 2000). Patients were evaluated at the beginning of the treatment and three months after treatment.

Results: assessed by the applied diagnostic instruments, patients showed better psychosocial functioning on family, social and working plan after day hospital treatment when compared to patients who received ambulatory care.

Conclusion: day hospital psychosocial therapeutic treatment in combination with regular antipsychotic therapy helps in more rapid reintegration and resocialization of patients with schizophrenia.

 

Key words: quality of life, psychosocial functioning, schizophrenia

 

 

 

Abstrakti 14

Ndikimi i psikozave ndaj vetrvrasjeve në Tiranë për periudhën  2001-2006                                                                                                                            (Studim retrospektiv)

Dr.Pasho Maksuti-psikiatër;                                                                                                                 Dr. Vjollca Dimoshi-psikatre;                                                                                                                       Dr. Lindita Alushi-specializante e psikiatrisë

Shërbimi Psikiatrik-Tiranë, QSU “N.Tereza”

 

Durkheim, autor i njohur i studimit sociologjik mbi vetvrasjet është munduar të japë definicionin më të plotë mbi këtë dukuri duke dhënë këtë definicion: “Termin vetvrasje e përdorim për të gjithë rastet e vdekjeve të cilat janë pasojë e veprimit direkt apo indirekt, pozitiv apo negativ të vetë viktimës, e cila e di pasojën e veprimit të tillë” (Durkheim, 1951). Sipas Ringel, 1953, vetvrasja nuk është pasojë e reaksioneve direkte ndaj vështirësive jetësore, por akti vetvrasës është skena e fundit e filluar përpara shumë kohësh, ndoshta që në rininë e personit të vetvrarë. Të tjerë autorë shumicën e personave të vetvrarë nuk i quajnë të sëmurë, por njerëz “të lodhur nga jeta” (Thomas, 1977), apo sipas Frankl, 1978, i cili thekson se personat suicidal nuk vuajnë nga sëmundje mendore, por nga kriza e vetëdijes. Freud, hedh teorinë  mbi egzistencën e “instiktit të vdekjes “ apo “instiktit vetdestruktiv”. Kulawik, (1977) thotë se Kreapelini ka vlerësuar që çrregullimet psikike të theksuara mund të gjenden te 30% e të mbijetuarve nga vetvrasja. Linden thekson se psikozat përfshihen në vetvrasje nga 5.8 deri 50% (të dhëna në varësi të autorëve të ndryshëm). Gjithashtu është e njohur se 50 deri 70% e të vetvrarëve mbeten pa diagnozë  të besueshme. Megjithatë zgjidhja nuk është te etiketimi i detyrueshëm i vetvrasjeve me ndonjë diagnozë ose me të paktën si “reaksion jonormal”.

Qëllimi i studimit është të  nxirren të dhëna epidemiologjike mbi vetvrasjet në rrethin e Tiranës për periudhën 2001-2006, të saktësohen e vlerësohen shkaqet morbide të vetvrasjeve, me theks të veçantë mbi ndikimin e psikozave ndaj aktit të vetvrasjeve. Në fillim të studimit ngrihet hipoteza se:

  1. Psikozat kanë ndikim të rëndësishëm ndaj vetvrasjeve
  2. Psikozat kanë ndikim të papërfillshëm ndaj vetvrasjeve

Metoda e studimit dhe materiali i përdorur. Janë përdorur dosjet hetimore të rasteve të dyshuara për vetvrasje në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës. Janë studjuar të gjitha dosjet hetimore të vetvrasjeve  të konfirmuara përmes ekspertizave mjekoligjore e vlerësimeve juridike, me vendim përfundimtar mbi veprën e kryer. Janë marrë për bazë të dhënat mjekësore e deklaratat e dëshmitarëve, që gjenden në dosjet përkatëse. Si çrregullime psikotike konsiderohen rastet të cilat kanë qenë të diagnostikuar përpara vetvrasjes me ndonjë çrregullim psikotik (skizofreni, çrregullim delusional, çrregullim bipolar psikotik, depresion psikotik,  çrregullim psikotik shkaktuar nga substancat etj). Janë marrë të dhënat epidemiologjike mbi personat e vetvrarë përfshirë edhe mënyrën, periudhën ditore e muajin, respektivisht stinën e aktit vetvrasës. Nuk përfshihen në studim rastet e pakonfirmuara si vetvrasje, rastet e dyshimta dhe të padiagnostikuara më parë,  megjithëse mund të ketë informacione indirekte se kanë qenë psikotikë.

Rezultatet e studimit. Nga studimi rezulton se në periudhën 2001-2006 në rrethin e Tiranës janë kryer 159 vetvrasje, nga të cilat 1/3 janë femra dhe 2/3 meshkuj, 66-beqarë, 77-të martuar, 8- të divorcuar, 6- të ve dhe për dy persona nuk ka informacion. Sipas viteve rezulton: 2001=4; 2002=33; 2003=9; 2004=7; 2005=37; 2006=69. Sipas morbiditetit rezultojnë 80 (50.3%) me depresion, nga të cilët 14 janë më depresion psikotik, 5 raste rezultojne me depresion bipolar, 2 raste me depresion shkaktuar nga përdorimi i substancave dhe 2 raste me depresion të shkaktuar nga sëmundje somatike. Një rast dyshohet për depresion, por nuk konfirmohet. Me skizofreni rezultojnë 4 raste ndërsa me çrregullim skizoafektiv 2 raste. Tre raste rezultojnë pas stresit. Një rast rezulton me çrregullim psikotik shkaktuar nga alkooli dhe një rast me çrregullim deluzional. Dy raste rezultojnë me demencë. Për 65 (40.9%) raste nuk jepen të dhëna për ndonjë sëmundje qoft organike qoft psikoemocionale. Nga numri i përgjithshëm me psikozë rezultojnë 22 raste (13.8%) dhe 5 ose 3.1% me deprsion bipolar (që në përqindje të lartë është i shoqëruar me simptoma psikotike). Pra. Mund të themi se 27 raste (17%) me psikoza, kanë kryer vetvrasje në periudhën 2001-2006.

Konkluzion. Nga studimi rezulton se në periudhën 2001-2006 në rrethin e Tiranës kanë kryer vetvrasje 159 persona, nga të cilët 22 raste (13.8%) kanë qenë psikotikë, ndërsa 5 (3.2%) raste me depresion bipolar (probabël psikotikë). Pra, ndikimi i psikozave mbi vetvrasjet në rrethin e Tiranës për periudhën 2001-2006 është me rreth 17%.

Konfirmohet hipoteza se psikozat kanë ndikim statistikisht të rëndësishëm ndaj vetvrasjeve.

 

Abstrakti 15

 

Stigma e punonjesve qe jane ne kontakt me persona qe vuajne nga Skizofrenia.

Ulaj. A., Ahmeti A., Gashi., Shahini M.

 

Hyrja Stigma e lidhur me problemet e shendetit mendor eshte nje fenomen shume I shpeshte ne te gjitha shoqerite dhe perben nje pengese per permiresimin e sherbimeve. Stigma luan nje rol te rendesishem ne formesimin e qendrimeve te punonjesve shendetsore. Stigma gjithashtu mund te jete e pranishme ne beresit e politikave, kujdesin shendetsore. Ky fenomen mund ti jap qendrime jo adekuate te shoqerise ndaj casjes ndaj te semureve mendore, te kete ndikim te drejtperdrejt ne statusin e ketyre pacienteve dhe ne menyre te vecante ne uljen e vet respektit te personave qe vuajne nga Skizofrenia.  Ky studim eshte fokusuar ne eksplorimin e stigmes ne punonjesit shendetsore te cilet punojne me persona qe vuajne nga Skizofrenia. Stigmatizimi i te semureve mendor perben nje problem jo vetem per trajtimin e tyre por edhe per vleresimin e qendrimeve te punonjesve shendetsore ndaj personave me skizofreni dhe familjareve te tyre.

Method: Ky studim eshte realizuar me punetoret e qendrave komunitare ne bashkesi ne  Prishtine, Prizren dhe Gjilan. Pyetsori me te dhenat sociodemografike eshte formuluar nga grupi hulumtues. Instrumenti eshte “Shkalla e opinionit per semundjet mendore”, qe eshte plotesuar nga profesioniste qe kane kontakt me persona qe vuajne nga skizofrenia.  Pyetsori eshte autorizuar nga MecGill University Kanada.

Resultatet; Te dhenat e mbledhura do te punohen me SPSS 17. Pershkrimi i rezultateve perfshine te dhena deskriptive, kross table per te dhenat nominale dhe ANOVA dhe T test per mesataret. Te dhenat jane ne perpunim e siper.

Perfundimi: Ky studim mbeshtet rendesine qe ka adresimi i fenomenit te stigmes jo vetem ne nivelin e percepsionit te publikut rreth problemeve te shendetit mendor, por ne vecanti te  punonjesit shendetsore qe punojne me te semuret mendor.

 

 

Abstrakti 16

Diagnostikimi i çrregullimeve psikotike në Urgjencën Psikiatrike Tiranë në kontekstin e përdorimit të substancave

Fatime Elezi, Përgjegjës i Urgjencës Psikiatrike, QSUT, Tiranë,

L.Sinani, A. Dyrma, E. Sotiri  Urgjenca Psikiatrike-QSUT, Tiranë

Z. Halla, I. Braho, Rezidente, Shërbimi i Psikiatrisë-QSUT, Tiranë

Background: Për pacientët të cilët janë aktivë në përdorimin e substancave dhe manifestojnë simptoma psikotike,mbete një sfidë përcaktimi nëse simptomat psikotike janë për shkak të një çrregullimi psikotik primar apo janë të shkaktuara nga përdorimi i substancave, veçanërisht në departamentet e urgjencave, ku historikisht informacioni është i pakët. Prandaj ka shumë rëndësi qartësimi i natyrës së çrregullimeve psikotike ndër pacientët përdorues të substancave të cilët shfaqin episodin e parë psikotik, sidomos në implikimin e planit të trajtimit të mëtejshëm të tyre.

METODA: Përfshihen pacientët e paraqitur dhe të shtruar  në Urgjencën Psikiatrike meshkuj dhe femra, në moshën mbi 16 vjeç gjatë vitit Janar 2010- Tetor 2011, të diagnostikuar me çrregullime psikotike sipas DSM-IV.

REZULTET: të dhënat që do të përftojnë prej këtij studimi tregojnë për përqindjen e rasteve të diagnostikuara me çrregullime psikotike primare dhe sa prej shtrimeve urgjente janë më çrregullime psikotike ose jo psikotike të shkaktuara nga përdorimi i substancave. Përgjithësisht marrëveshja diagnostike ishte e ulët ({kappa}=.32). Përqindja e pacientëve të diagnostikuar me çrregullime psikotike primare është më e lartë se sa e atyre të diagnostikuar me çrregullime psikotike nga substancat, dhe që janë trajtuar me antipsikotikë (p<.001).

KONKLUZIONE: Klinicistët në urgjencën psikiatrike duket se kanë një tendencë për tja atribuar simptomat psikotike një çrregullimi primar psikotik se sa një përdorimi konkurent substancash. Kjo është një e dhënë e cila na tregon rëndësinë e diagnostikimit të simptomave psikotike, për faktin se diagnoza implikon në mënyrë sinjifikative menaxhimin psikozës në të ardhmen, ndaj është e rëndësishme të përmirësohen teknikat diagnostikuese në urgjencat psikiatrike.

 

Abstrakti 17

Përdorimi i kanabis dhe fillimi i hershëm i psikozave

Fatime Elezi, Përgjegjës i Urgjencës Psikiatrike, QSUT, Tiranë,

I. Braho, Z. Halla Rezidente, Shërbimi i Psikiatrisë - QSUT, Tiranë

E. Sotiri, Psikiatër Shërbimi i Psikiatrisë-QSUT, Tiranë.

 

Bacground: Kanabis është një ndër substancat e përdorura gjerësisht, pas duhanit dhe alkoolit. Në  2009 është raportuar nga National Survey për Përdorimin e Drogave dhe Shëndetin, se 16 milion e amerikanëve janë përdorues të rregullt të kanabis, shumica prej tyre e fillojnë përdorimin e kanabis dhe të drogave të tjera gjatë moshës 13-14 vjeçare. Ende ekziston një dyshim i vogël rreth gjetjes së një lidhjeje midis përdorimit të substancave dhe sëmundjes psikotike.

Metoda: Prezantimi bazohet në rishikimet sistematike të literaturës bashkëkohore dhe studimet e kryera në këtë fushë. Janë gjetur lidhje të rëndësishme midis përdorimit të substancave, sidomos përdorimit të kanabis me diagnozat e çrregullimeve psikotike.
Raportohet një prevalencë e lartë e përdorimit të substancave ndër individët që trajtohen në strukturat e shëndetit mendor, dhe pacientët me skizofreni ka më shumë të ngjarë të përdorin substance se personat e tjerë të një komuniteti më të gjerë.

Konkluzione:Studimet sugjerojnë se lidhja midis përdorimit të kanabis dhe psikozave të vonshme mund të jetë e rastësishme, një konkluzion i tillë mbështetet nga studime që tregojnë se përdorimi kanabis lidhet me moshën e hershme dhe fillimin e çrregullimeve psikotike, veçanërisht të skizofrenisë.

 

Abstrakti 18

Efekti  i muzikes si stimul ndijimor tek pacientet psikotike akute dhe subakute

Briseda Andoni, psikologe klinike Shërbimi Psikiatrik, QSU “N.Tereza” Tiranë

Qellimi studimor :

Ky studim lind me qellim qe te vezhgohet marredhenia qe te semuret psikotike krijojne me muziken. A  eshte e zhvilluar ndjeshmeria e te semureve psikotike ndaj stimujve muzikore? Nese po, deri ne c’mase ndikon muzika tek keta te semure, ne ndryshimet e parametrave te humorit dhe te agresivitetit? A mund te rezultoje i dobishem nje stimul i tille per ecurine/mbarevajtjen e semundjes?

Per kete eshte menduar te realizohet nje vezhgim ne kushte eksperimentale ne kliniken e sherbimit te Psikiatrise ne QSUT.

Subjektet dhe kushtet eksperimentale:

Subjektet e perfshira do te jene te gjitha pacientet gra te 2 pavioneve te klinikes: pavionin akut dhe pavionin subakut.

Pavaresisht perfshirjes ndaj stimulit te cdo pacienteje te shtruar ne klinike gjate muajit tetor 2011, fokusi do te jete per pacientet qe vuajne nga crregullimet e humorit.

Skema kerkimore do te permbaje 3 variabla kryesore :

V1. Lloji i pavionit te shtrimit (subakut dhe te urgjences)

V2. Koha e trasmetimit te muzikes (paradite/pasdite)

V3. Lloji i muzikes se transmetuar ( klasike/ ritem shqiptar bashkekohor)

Hipotezat eksperimentale :

Tek pacientet subakute shihet efekt domethenes gjate trasmentimit te muzikes klasike paradite.

Tek pacientet subakute shihet efekt domethenes gjate trasmetimit te muzikes klasike pasdite.

Tek pacientet subakute shihet efekt domethenes gjate trasmentimit muzikes ritmike paradite.

Tek pacientet subakute shihet efekt domethenes gjate trasmentimit muzikes ritimike pasdite.

Tek pacientet akute shihet efekt domethenes gjate trasmetimit te muzikes klasike paradite.

Tek pacientet akute shihet efekt domethenes gjate trasmetimit te muzikes klasike pasdite.

Tek pacientet akute shihet efekt domethenes gjate trasmetimit te muzikes ritmike paradite

Tek pacientet akute shihet efekt domethenes gjate trasmetimit te muzikes ritmike pasdite.

Instrumentat dhe metodika :

Instrumentat dhe metodika:

Per te matur efektin e muzikes ne nivelin e humorit do te ngrihetnje pyetesor qe do te perfshije disa nga pyetjet te inventarit te depressionit te Beck (1961) dhe gjithashtu pyetje te tjera per matjen e ndjeshmerise ndaj muzikes dhe ndikimit te menjehershem te saj tek pacientet.

Per analizen e te dhenave do te perdoret paketa statistikore SPSS me vemendje te vecante ne analizen e variances me ANOVA.

 

Abstrakti 19

Vlerësimi i dhunës dhe agresionit në psikiatri: qasje përshkruese

 

Dr.Lefter Sinani:  Dr.Gentian Cala;  Dr.Klejdi Bala


Megjithë rëndësinë e saj klinike, agresioni është një temë e studiuar rrallë.
Kjo është kryesisht për shkak të natyrës dhe kushteve qe rrethojnë
pacientin agresiv psikiatrik. Megjithatë, kjo gjendje jetike psikiatrike
duhet të përshkruhet dhe metodat e intervenimit duhet të përcaktohen mire.
Prandaj,ky studim ka për qëllim të paraqesë një rishikim sistematik te te
dhënave  te disponueshme për përshkrimin dhe menaxhimin e agresionit dhe të
dhunës në mjediset psikiatrike.

Pjesa e parë e këtij rishkimi prej dy pjesesh merr ne  shqyrtim  përshkrimin dhe epidemiologjine e dhunës, ndërsa pjesa e dytë përqendrohet në ndërhyrjet për pacientët e dhunshem.
Nje kërkim i plote ne Medline është kryer duke përdorur fjalë kyce; agresioni agjitacion, ngacmim, dhunë. Shumë dokumente në gjuhën angleze janë marrë
ne shqyrtim duke pasur parasysh objektivat e këtij rishikimi.

Shumica e studimeve kanë treguar një lidhje në mes të semundjes mendore të moderuar  dhe dhunës dhe ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në  diagnoza të ndryshme. Niveli më i lartë i dhunës është raportuar në subjekte me abuzimin e substancave dhe çrregullim të personalitetit antisociale.

Studimet e kohëve të fundit tregojne se klinicistët kane aftësi,ndonese te limituara,  për të parashikuar violencen.

Edhe pse, vleresimet duke u nisur nga pershtypja klinike dhe gjykimi janë përdorur në praktikën e përditshme, metoda të tjera vlerësimi, te sakta apo standartizuara, të udhëhequra dhe qasje të integruara janë propozuar per rritjen e besueshmërisë dhe parashikueshmërisë së vlerësimit të rrezikut per violence.

Midis faktorëve te rrezikut , sjelljet e kaluara te dhunës të raportuar kanë vlerën më të lartë parashikuese. Deri më sot ne kemi disa mjete për vlerësim rreth probabilitetit të dhunës ne të ardhmen me qellim qe të marrin masat e duhura
për të parandaluar pasojat e padëshiruara.

 

Abstrakti 20

Depresioni ne semundjet neurologjike

Irena Thoma, Psikiatre, Sherbimi i Psikiatrise QSU “Nene Tereza” Tirane

Enkelejda Hoxhaj, Rezidente, Sherbimi i Psikiatrise QSU “Nene Tereza” Tirane

 

o   Depresioni eshte komorbiditeti me I shpeshte ne semundje neurologjike.

o   Prania e depresionit komorbid ne semundjet neurologjike ka nje impact negative ne cilesin e jetes te pacientit.

o   Mjeku duhet te njohi dhe diagnostikoje depresionin ne fazat e hershme te tij pasi mos evidentimi mund te komplikoje pergjigjen e terapise ndaj semundjes neurologjike.

o   Komorbiditeti relativisht I larte I depresionit ne pacientet  me semundje neurologjike nuk eshte suprizues pasi shume semundje neurologjike si Epilepsia,Insultet Vaskulare ,Semundja e Alzhimerit dhe Semundja e Partkinsonit,ndajne te njejtet mekanizma patologjik.

o   Pavaresisht prevalences se larte te depresionit ne semundjet neurologjike,ekzistojne te dhena te pamjaftueshme mbi menaxhimin farmakologjik dhe jo-farmakologjik te tij.

 

Qellimi :Njohja e sakte e simptomave te depresionit ne semundjet neurologjike dhe shtimi I njohurive mbi menaxhimin farmakologjik dhe jo-farmakologjik sa me adekuat te tij.

 

Abstrakti 21

Adresimi i çrregullimeve psikotike si paaftësi të funksionimit

Autorë: M.Sc. Ornela Tavanxhiu (Dule)*, M.A. Nevila Halili**, M.A. Gerta Shishmani***, M.A. Adela Lamçja****

Qëllimi i studimit: ky studim merr përsipër që në mënyrë analitike të studiojë dhe të krahasojë proçeset vlerësuese të paaftësisë në shërbimet e shëndetit mendor, kryesisht në zonën e Elbasanit. Paaftësia si koncept përfshin disa elemente, të cilat në gjatë proçesit të vlerësimit të paaftësisë duhet të merren parasysh. Realisht a kryhet kjo?

Instrumentat dhe metodat: ky studim do të japë një përpunim të të dhënave të marra nga sistemi i trajtimit të çrregullimit psikotik dhe vlerësimit që i është kryer përgjatë gjithë këtij trajtimi. Materialet me të dhënat që do të përdoren janë – kartela mjekësore, fleta e vlerësimit infermieristik, vlerësimi psiko – social, GAF, fleta e drejtimit për K.E.M.P. Ndërkohë që për vlerësimin e psikozës do të përdoren mjete diagnostikuese të njohura si: Manuali DSM-IV-TR, ICD-10, etj. Metodat që do të përdoren, do të bazohen kryesisht mbi hulumtimin, analizimin dhe përpunimin e të dhënave të marra nga instrumentat e përdorur.

Rezultatet: nga studimi u vërejt se vlerësimi dhe përcaktimi i paaftësisë së një individi që përjeton psikozë ka të meta që lidhen drejtëpërdrejt me mungesën e mjeteve vlerësuese të mirëfillta. Një aspekt tjetër që shfaqet si mangësi, është mungesa e përfshirjes në këtë vlerësim i figurave profesionale që punojnë në fushën e shëndetit mendor, të cilët nuk hyjnë në kuadrin mjekësor, por mbulojnë rolet të rëndësishme për vlerësimin tërësor të individit që vuan nga çrregullimet psikotike.

Përfundimet: vlerësimi i paaftësisë së një individi që vuan nga episodi psikotik kryhet vetëm mbi bazën e një intervistimi dhe të disa mjeteve rrethanore, ndërkohë që referimi për përcaktimin si i paaftë kryhet vetëm nga figura e mjekut. Psikoza është një fjalë e përdorur për të përshkruar gjendjen mendore të një personi, kur ky nuk është në përputhje me realitetin. Proçesi i vlerësimit të aftësisë së një personi që vuan nga kjo gjendje kryhet me mangësi të dukshme. Përmirësimi i këtyre të fundit, do të krijonte mundësinë e përmirësimit të imazhit që vetë profesionistët dhe pacientët mbartin rreth paaftësisë që fitohet.

Abstrakti 22

Dekursi Skizofrenisë në 100 Vjet

- Nga Krepelini deri më sot -

Prof.asc. A. Dangëllia

IM of APA, DGPPN, SIP

Klinika Univ.Psikiatrisë. Tiranë

 

-100 vjet studime shkencore në skizofreni, 100 vjet studime shkencore në terapinë e saj. Sot bëhet pyetja. A ka përmirsime dekursi skizofrenisë në këto 100 vjet?

-A kanë ndikuar metodat e reja të mjekimit në përmirsimin e dukrsit të skizofrenisë ?

- Vitet 30 sollën komat insulinike dhe EKT.

- Vitet 50 filloj revolucioni medikamentoz me klorpromazinën.

- Vitet 60 metodat pskosociale dhe rehabilitative.

-Hegarty (1994) bëri një studim të gjërë duke analizuar 320 studime mbi

dekursin e Skizofrenisë nga vitet 1895 e deri më 1992. Janë përfshirë 51.800 pacjentë skizofrenë në të gjithë këto studime.

-         40% e pacjentëve kanë pasur dekurs të mirë.

-         40% të tjerë dekurs si të përmirsuar.

-         20% dekurs jot ë mirë.

-         1985 deri 1956 dalin  35% si të përmirsuar.

-         1956 deri 1985 dalin 49% si të përmirsuar. Kjo spiegohet me mjekimet e reja që u futën në ato vite.

-         Në dekadat e fundit kemi një ulje në 36% si të përmirsuar. Në vitet 80 doli DSM-3 i APA me një concept të ngushtë Neo-Krepelinian mbi skizofreninë. Gjithashtu studimet u bënë më tepër në të sëmurët kronikë dhe tek rastet e rënda për shkak të deinstitucjonalizimit  që pat filluar. Natyrisht që një pjesë e këtyre studimeve kanë dhe ato boshllëqet e tyre. Por ka vetëm një përfundim nga tërë studimet: Dekursi skizofrenisë ka përmirsime të dukëshme nga koha Krepelinit e deri në ditët tona. Përmirsim që çfaqet si në simptomatikën e sëmundjes ashtu dhe në planin social.

-         Kualiteti jetës i të sëmurëve me skizofreni ka bërë përmrsime të dukëshme.

Literatura

1-American Psychiatric Association. APA (1980):DSM-III. Washington DC.

2-Hinterhuber H.(1973) Zur katamnese der Schisophrenien. Fortsch.Neurol.

Psychiat.41: 527-558.

3-Krepelin E (1893-1915): Psychiatrie, ein Lehrbuch fur Stüdierenden und Arzte. 4-8. Auflage Barth, Leipzig.

 

Abstrakt 23

-Teoria e Skizofrenisë-

Biologjia, struktura dhe funksjoni

 

Prof.asc. A. Dangëllia

IM of APA, DGPPN, SIP

Klinika Univ.Psikiatrisë

Tiranë

- Faktorët genetikë,psikologjikë,endokrinologjikë,metabolikë,ambiental, virusal,auto-imunë, neurotrasmetues dhe ndryshimet e strukturës së trurit.

 

 

 

St.neuropatologjike                                           St.funksjonale

St.neuropsikologjike                                         St.strukturës

( CP, SPEM, MEG)                                           St.neuroendokrine

St.genetike                   Sindromi skizofrenik

St.epidemiologjike                                             St.imunologjike

 

St.ambientaliste                                                  St.farmakologjike

 

St.psikosociale+psikodinamike

 

Fig.1   Drejtimet e research në skizofreni

 

Dy janë  sot përqëndrimet më të mëdha: në St.genetike dhe në ato

ambientaliste.

St.gentike tek binjakët rezultojnë me të dhëna interesante.

St.ambientaliste janë të vështira: është e vështirë të japim konkluzione mbi lindjen e skizofrenisë. Kjo dëshmon për natyrën komplekse të skizofrenisë.

Dy cështje do të prekim sot që preokupojnë psikiatrinë botërore:

Ndryshimet e strukturës trurit në skizofreni dhe Teoria dopaminës.

Ka një numër të konsiderushmë studimesh mbi satrukturën e trurit në skizofreni.Neuroimazheria sot na ofron të dhëna inkurajuese. Ka hipoteza se ndryshimet e strukturës së një hemisphere cojnë në ndryshime të dy hemisferave.

-Ndryshimet funksjonale në skizofreni i gjejmë më tepër në lobin temporal dhe atë frontal. EEG,EP,MEG,PET,SPECT,NMR.

SPECT mund ta gjejmë në 45 % të skizofrenëve. Ndryshimet në metabolizmin e glukozës. Në skizofreni me halucinacjone kronike vihet re një ritje e aktivitetit të lobit  temporal sin. Kemi ndryshime në vëmëndje, në memorie dhe procesin e të mësuarit.

Hipoteza e Neurotrasmetuesve

Që nga viti 1960 research është përqëndruar në monoaminat, peptidet dhe aminoacidet. Në liquor, urinë, dhe post-mortem.

Ka shumë kritika si hypotezë.

Hypoteza dopaminës:

Ka shumë kritika si hypotezë.

Por akoma ajo qëndron

Janë zbuluar përveç D1.D2. D3.D4 dhe disa variante të këtij të fundit.

Kemi dhe D5 dhe D6.

Hypoteza sertononinës (1950) u propozua nga Meltzer duke u mbështetur në

Eksperimentet me LSD e cila dha haluçinacjone,deluzione.

-Clozapina ishte i pari Nl që hodhi poshtë mendimin se barnat që vepronin në sistemin e serotoninës nuk kishin efekt në skizofreni.

Më i fundit neurotrasmetues është ac.glutaminik i tipit eksitator, i cili

Dëshmon një malfunksjon në reg.limbik dhe në hypokampus. Dëmtimet që janë vrejtur në reg.mezolimbik dhe mezocorticale janë të lidhura me çfaqjen e skizofrenisë.

-Mendohet se një hiperaktivitet i sistemit të dopaminës shkakton skizofreninë.

I Në simptomat pozitive

-Kemi dhe hypotezën e Crow:

II Në simptomat negative.

Ku mbështet teoria dopaminës?

-Në studimet e mësipërm dhe sidomos në ato të PET.

-Në faktin se të gjithë Nl okupojnë D2 në 70-80%.

-Amfetaminat japin psikoza të ngjashme skizofrenike.

-Në studimet post-mortem

Teoria Dopaminës ka boshllëqet e veta :

- Okupimi D2 akut i jep efektet pas disa ditësh.

- Efekti afatgjatë i bllokadës së D2 është problematic.

-Ka mendime të ndryshme për numrin e receptorit D2 në striatum.

-Kohët e fundit është propozuar se në skizofreni mund të kemi një aktivitet të ulur të dopaminës në corteksin prefrontal  dhe efekt hyperactive në zonat subcorticale ose limbike.

Ritia në të ardhmen e bashkëpunimit të studimeve genetike, ambientaliste, psicosociale, psicodinamike do të japë një tablo më të qartë  të etiopatogjenezës së skizofrenisë.

Literatura

1-Andreasen N (1988) Brain imaging: applications in psychiatry. Science 239. 1381-1388.

2-Leëis S(1990) Computerised tomography in schizophrenia 15 years on.

BJP.157; 16-24.

Daëis KL(1991) Dopamine in schizophrenia: a revieë and reconceptualisation. Am.J.P. 148; 1474-1486.

 

 

 

Abstrakt per poster 1

A ёshtё rimёkёmbja    shёrim pёr pacientin e shёndetit  mendor ? (poster)

A.Hashorva, E.Spaho , A.Hasalami, E.Kosova, Dh.Jahupi

Shёrbimi I Psikiatrisё, Q.S.U.”Nёnё Tereza”, Tiranё

 

Ky poster ka pёr qёllim tё sjellё njё sqarim mё shumё mbi  konceptet  bazё tё Rimёkёmbjes pёr pacientin me problem tё shёndetit mendor.

“nuk ka shёndet pa shёndet mendor”

shёndeti shihet si “jo vetm mungesa e njё sёmundjeje ose paaftёsiё” por mё shumё si njё gjendje mirёqёnie tё plotё fizike, mendore dhe sociale. Ky pёrkufizim e zgjeron nё mёnyrё tё dukshme konceptin e shёndetit mendor i cili nuk duhet tё pёrkufizohet si njё mёnyrё kufizuese si mungesё e crregullimeve mendore por nёn njё kёndvёshtrim pozitiv dhe gjithёpёrfshirёs.

Shёndeti mendor- ёshtё pjesё integrale  e shёndetit dhe mirёqёnies sё pёrgjithsheme qё reflekton ekuilibrin midis individit dhe ambjentit ku ai jeton. Ёshtё njё gjendje mirёqёnieje nё tё cilёn individi ёshtё i ndёrgjegjshёm pёr aftёsitё e tij/saj, arrin tё pёrballet me shqetёsimet e jetёs sё pёrditshme , ёshtё produktiv dhe frutёdhёnёs nё punёn e tij dhe jep kontribut nё komunitetin ku jeton (OBSH).

Nё kёtё aspekt pozitiv, shёndeti mendor ёshtё njё themel pёr mirёqёnien dhe funksionimin efikas tё individit dhe komunitetit nё tёrёsi ndaj dhe OBSH dhe organizatat e tjera ndёrkombёtare e identifikojnё  pёrmirёsimin e shёndetit mendor si njё preokupim parёsor si pёr vendet edhe njerёzit me tё ardhura tё ulta ashtu edhe ato tё pasurat.

Crregullimet mendore—. Numurohen mё shumё se 100 crregullime mendore dhe janё 500 milion tё prekur nё botё. Me crregullime  mendore kuptojmё ndryshimin e kushteve qё karakterizohet nga rёnia e njohjes normale tё njё individi, ndryshime emocionale apo tё funksionimit tё sjelljes tё shkaktuara nga faktorё socialё, psikologjikё, biokimikё dhe tё tjera. Por pёrkufizimet e sёmundjes mendore janё jo plotёsisht tё qarta dhe ende tё diskutueshme

Po rimekembja?.Edhe pse ka shumё perceptime dhe pёrkufizime pёr rikuperimin Ёilliam Anthony psikiatёr, drejtor i qёndrёs pёr rehabilitim Boston,  duket se ka zhvilluar pёrcaktimin e ‘gurit themelor’ tё rimёkёmbjes sё shёndetit mendor. Anthony (1993) identifikon rimёkёmbjen si  njё proces thellёsisht personal dhe unik pёr tё ndryshuar qёndrimin ose sjelljen e dikuj, vlerat, ndjenjat, qёllimet, aftёsitё dhe rolet.   Rimёkёmbja  ёshtё njё mёnyrё pёr tё jetuar njё jetё tё kёnaqshme me shpresё dhe duke u shoqёruar edhe me kufizime tё shkaktuara nga sёmundja.  Rimёkёmbja pёrfshin zhvillimin e njё kuptimi tё ri dhe njё qёllimi nё jetёn e dikujt, ndёrkohё qё ky dikushi rritet pёrtej efekteve ‘katastrofike’ tё smundjes mendore.

Abstrakt per poster 2


ARRITJET E PSIKIATRISE GJATE SHEKULLIT TE FUNDIT NE DISA PREJ VENDEVE EUROPIANE

Nnga teoria ne praktike. (Poster)

 

Marinela Kulla, Specializante prane Dep.te Psikiatrise  QSUT"Nene Tereza", Tirane



Semundjet mendore jane po aq te vjetra sa dhe vete njerezimi. Deri ne shek. e 18 te semuret mendore konsideroheshin si njerez te  braktisur nga shoqeria.Fundi I ketij shekulli dhe fillimi I shek. te 19 do te shenonte nje nga hapat me te rendesishem ne kete drejtim ku Psikiatria u shnderrua ne nje disipline mjekesore e pavarur.Eshte pikerisht kjo periudhe ku Chairugi ne Itali,Pinel ne France, dhe Tuke ne Angli dhe pse ne menyre te pavarur nga njeri-tjetri promovuan" Reforms of asylums",ku tashme te semuret mendore filluan te trajtoheshin e mjekoheshin humanisht, ne vend qe vetem te mbylleshin ne keto institucione.
Vende te tilla si Franca,Zvicra,Italia,Austria,Greqia apo Gjermania kane dhene  kontribute mjaft  te medha ne zhvillimin e koncepteve apo teorive te reja ne fushen e psikiatrise,qe me vone do te shndroheshin ne bazen e saj.Gjithcka filloi me Hipokratin I cili besonte se"Semundja e shenjte"

( Epilepsia) e kishte origjinen natyrale ne tru dhe jo nga shkaqe supernatyrore te lidhura me djallin, apo me teori te tilla se ekzistojne 3 semundje mendore(FRENITIS,MANIA,MELANKOLIA)duke perdorur  termat depression,mani,histeri,demence.
Por zyrtarisht termi psikiatri do te perdorej ne 1808 nga prof. gjerman Johann Christian Reil I cili skishte si te mos perdorte greqishten e lashte per ta perkufizuar ate.

Ndersa shekulli I 20 solli shpjegimin biologjik qe qendronte mbrapa shume semundjeve psikiatrike si dhe zhvillimin e shume medikamenteve te reja qe do te trajtonin keto semundje.Zbulimi I Ritalines ne Zvicer,I Karbonatit te Litiumit ne Australi apo I Chlorpromazines ne France do te ndryshonin konceptet e ndryshme ne lidhje me semundjet psikiatrike qe ekzistonin deri ne ate kohe.



Abstract Posteri 3

Titulli: Problemet emocionale dhe të sjelljes në  fëmijët me prindër që vuajnë nga

skizofrenia.

Ahmeti. A., Gashi D., Ulaj A.,Marmullaku.S., Shahini M.

Hyrje: Ky studim është fokusuar në eksplorimin e problemeve emocionale dhe të sjelljes në fëmijët që kanë prindërit me skizofreni. Një nga çështjet  urgjente me të cilën është marrë dhe vazhdon të merret psikiatria ështe ndikimi i psikopatologjisë së prindërve në fëmijët e tyre.

Ndikimi i skizofrenisë në anëtarët e familjes dhe transmetimi i saj në gjenerata kërkon studime intensive dhe ky studim ka qëllim të jap një kontributë sa do te vogël në ketë drejtim. Studime sjellin evidencë mbi efektin e skizofrenisë së prindërve në fëmijë, veçanërisht në fushën e përshtajes dhe sjelljes.

Metodologjia; Fëmijët e perfshirë në studim janë pjesë e studimit të stigmës në të sëmurët që vuajnë nga skizofrenia. Fëmijët janë rekrutuar nga qendra komunitare e Prishtinës dhe Prizrenit. Fëmijët kanë plotësuar pyetsorin e CBCL( Lista e Problemeve për Fëmijë). Grupi i kontrollit është rekrutuar nga komuniteti.

Rezultatet: Të dhënat e mbledhura do të punohen me SPSS 17. Përshkrimi i rezultateve përfshinë të dhëna deskriptive, kross table për të dhënat nominale dhe ANOVA dhe T test për mesataret. Të dhënat janë në përpunim e sipër.

Përfundimi: Fëmijët të cilët kanë prindërit me skizofreni kanë më shumë probleme sociale se sa ata në komuntietit dhe janë në rrezik për të zhvilluar probleme emocionale dhe sjelljes krahasuar me fëmijët e komunitetit. Studimi shtron pyetjen nëse fëmijët me prindër skizofren përbëjnë një grup me rrezik të larte për të zhvilluar psikopatologji dhe se nëse duhet që programet preventive të fokusohen në ta.

 

 

Abstract poster 4

Tema : Cilesia e jetes ne pacientet qe vuajne nga skizofrenia

Gashi Drita , Shahini M. , Obertinca B. , Ahmeti A.

Hyrja e Abstraktit : Ne te kaluaren qellimi kryesor i mjekimit te skizofrenise ishte i fokusuar vetem ne mjekimin e simptomave,me theks te veçante ne simptomat pozitive.Ne ditet e sotme theks i veçante i vihet permiresimit te cilesise se jetes. Drejtimi i trajtimit ka kaluar nga permiresimi i simptomave ne permiresimin e jetes sociale.Perpara eshte menduar se pacientet per shkak te psikopatologjise dhe mos vetedijesimit mbi semundjen nuk jane ne gjendje te vleresojne veten dhe nevojat e tyre,mirepo se fundi rendesia e vleresimit te kenaqesise se jetes ne keta paciente duket te jete prioritet i ofruesve te sherbimeve.

Qellimi i studimit :Eksplorimi i cilesise se jetes dhe kenaqesise per jete ne pacientet qe vuajne nga skizofrenia.

Metodologjia : Ky hulumtim eshte bere ne 120 paciente nga qendrat komunitare te Prishtines,Prizrenit dhe Gjilanit.Individet kane qene te diagnostikuar nga  psikiatri me diagnozen e skizofrenise .Pyetsori me te dhenat sociodemografike  eshte formuluar nga grupi hulumtues.Instrumentet e perdorura jane:Pyetsori per matjen e cilesise se jetes,Pyetsori Hopkins per matjen e depresionit dhe ankthit,si dhe Pyetsori per kenaqesine ndaj jetes.Pyetsoret jane plotesuar nga vete personat qe vuajne nga skizofrenia.

Rezultatet : Te dhenat e mbledhura do te punohen me SPSS 17.Pershkrimi i rezultateve perfshin te dhena deskriptive ,kross table per te dhenat nominale dhe ANOVA,si dhe T test per mesataret.

Perfundimi : Ky studim tregon rendesine e vleresimit te kualitetit te jetes ne individet qe vuajne nga skizofrenia.Pacientet qe kane raportuar kualitet te ulet te jetes kane treguar te kene me shume probleme me aderence ndaj trajtimit.

Abstract poster 5

 

Rast klinik i shpërthimit të Manisë në një paciente me episode rekurrente deprssive madhor, me tipare psikotike dhe mendime dhe veprime persistente suicidsle

 

Sadik LALA               Klinika mjekësore Venis Tiranë

Gjon PREÇI              Spitali Psikiatrik Shkodër

Anila DYRMA           Qsut shërbimi I Psikiatrisë

 

 

Në këte poster prezantohet rasti nje pacientje 26 vjeçare e martuar me dy femije, e cila vuante prej tre vitesh nga episode të rënda depresive madhore, recedivante. Pas disa tentativash te pasukseshme mjekimi duke perdorur disa klasa të ndryshme antidepresantësh në një kohezgjatje të nevojshme merret vendimi pas miratimit  të pacientes dhe familjareve për t ju nënshtruar procedurave të psikoterapisë,

Pacientes ju aplikua javën e pare 3 seanca ne javë, pacientja pati përmisim të dukshëm me 5 pikë në vleresimin HAM-D dhe pas séances së 6 pacientja dukesj thuajse e përmisuar komplet.

Gjate terapise ju përgjysmua dozimi I Olanzapinës dhe Antidepresantit ju nderpre fare mjekimi me stabilizues humori per shkak të ndiukimir në pragun konvulsiv. Ju aplikua terapi me vendosje elektrodash frontale nën efektin e anestezisë me propofol, curare succinilkolinë dhe në oksigjenim të vazhdueshëm.

Nga planifikimi fillestar për raste të ngjajshme prej 8 seancash u pa e arësyeshme të ndërpritët terapia pas 6 seancash për shkak stë permisimit total dhe u la vetem nën mjekim me stabilizues humori pa antipsikotike dhe pa antidepresantë.Nga ndjekja periodike cdo dy javë pacientja rezultonte krejt normal , pa asnjë simptomë psikotike apo depressive dhe pas afro 6-7  javësh filluan të shfaqen shenjat e një hipomanie tipike drejt përkeqesimit të gjëndjes.Në këtë poster jepen në menyrë kronologjike nga autoret e prezantimi dekursi klinik I rastit deri në fillimin e episodit të parë maniakal pas aplikimit të nje kursi prej 6 seancash ECT-je